FOTO/VIDEO Shkenca sapo zbuloj planetin më të ri. Ross 128 b mund të jetë i banueshëm.

FOTO/VIDEO Shkenca sapo zbuloj planetin më të ri. Ross 128 b mund të jetë i banueshëm.

17:19, 17/11/2017
A+ Aa A-

Jeta jashte hapsirës tonë sapo u bë më ekzaltuese ndërsa shkencëtarët kanë zbuluar një tjetër planet i cili mund të suportoj jetë.
Planeti i ri "XO" quhet Ross 128 b dhe ndodhet 11 vite dritë largë planetit tonë, duke e bërë planetin Ross në këtë mënyrë fqinjin tonë.

Shkencëtarët besojnë se planeti Ross 128 b, ka përmasa të njëjta me token dhe rrotullohet afer yllit të kuq i cili quhet Ross 128.
Me pak fjalë, ky planet që ka aftësi për të patur jetë dhe shumë të rehatshme madje, mbase më të rehatshme se planeti yne.

Temperaturat janë thuajse perfekte për të patur gjithashtu burime uji të rrjedhshme por shkencëtarët kanë nevojë të mësojnë më tepër për këtë planet përpara se të japin detaje të mëtejshme. 

Megjithate shkencëtaret jane teper entuziast për faktin se Ross 128 b ndodhet afer yllit të kuq i cili njihet si një yll mjaft i qëndrueshëm.
Ky yll nuk përcon reze UV të rrezikshme si yjet e tjerë, cka do të thotë që është tepër i rehatshëm për të suportuar jetë. 

Planeti Ross 128 b u zbulua me anë të një instrument të quajtur "HARPS",  "High Accuracy Radial velocity Planet Searcher" Shpejtësi Radiale me Saktësi të Lartë Hulumtimi Planetesh. 

Shkenca do të përdori teknologji më të avancuara për të zbuluar më shumë rreth planetit Ross 128 b, ndoshta në këtë planet ndodhen ato që ne i shohim shpesh të na vizitojnë, Alienët.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco