Eshtrat e një njeriu, të cilat një çift i murgjve i varrosi në Kinë, mund t’i takojnë Budës, raporton Daily Mail.
Besohet se 2.000 pjesë të eshtrave i përkisnin Sidarti Gotamit, mësimet e të cilit u bënë baza e fesë budiste.
Eshtrat u gjetën në provincën kineze Jinchuan, në një enë qeramike në të cilën tregohet se ata i përkasin Budës, i cili thuhet se ka vdekur 2500 vjet më parë.
Përveç eshtrave, arkeologët kanë gjetur 260 statuja budiste.
Buda, një filozof dhe mësues i udhëtimit, i cili ka lindur në Nepal, thuhet se ka hequr dorë nga trashëgimia e tij mbretërore për të ndjekur rrugën e spiritizmit.
Në Shkrimet e Shenjta thuhet se ai ka udhëtuar në pjesët lindore të Indisë ndërmjet shekujve 6 dhe 4 para Krishtit.
Pasi Buda, sipas legjendës, vdiq 2.500 vjet më parë në moshën 81-vjeçare, dishepujt e tij thuhet se i ndanë mbetjet e tij mortore dhe i bartën në disa vende në të gjithë vendin, transmeton KP.
Mbetjet e Budës fillimisht ishte dashur t’i përkisnin klanit Shaky, të cilit Buda vetë i përkiste. Megjithatë, mbreti i atëhershëm dhe gjashtë klanet e mbetura kërkonin reliktet për vete.
Për të mos u grindur, udhëheqësi fetar ndau mbetjet në 10 pjesë, të cilat u dërguan në shenjtëroren ku ruheshin mbetjet e shokëve të Budës.
Hulumtimi u botua në revistën "Reliktet kulturore kineze".
© SYRI.net