Çfarë do të thotë, të marrësh pjesë në konferencën e idiotëve?

Çfarë do të thotë, të marrësh pjesë në konferencën e idiotëve?

18:34, 16/11/2017
A+ Aa A-

Javën e kaluar qindra persona u mblodhën në konferencën vjetore ndërkombëtare, të quajtur “Toka e Sheshtë”.

Kjo konferencë, siç e do tradita mbledh çdo vit në muajin nëntor njerëz të një komuniteti që besojnë se Toka nuk është e rrumbullaktë, por e sheshtë.

Sipas tyre, Toka e rrumbullaktë është një përrallë dhe në të vërtetë shtëpia jonë është e sheshtë dhe akujt në Polin e Veriut dhe Antarktida në jug na mbrojnë që të mos rrëzohemi prej saj.

Megjithëse ka me mijëra foto e filmime nga hapësira që provojnë se Dielli është qendra e sistemit tonë, ata parashtrojnë idetë e tyre kundër modelit heliocentrik dhe për të shmangur pyetjet e vështira të kundërshtarëve, diskutimet i zhvillojnë në forume të mbyllura në internet.

Marrja pjesë në një konferencë të tillë kushton 149 dollarë dhe të pranishmit kanë kohën e tyre për të folur për “mashtrimin e madh” të Tokës sferike.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco