Liqeni më vdekjeprurës në botë: Aty gjetën vdekjen mbi 1700 njerëz dhe ngordhën 3500 kafshë, vetëm për një natë

Liqeni më vdekjeprurës në botë: Aty gjetën vdekjen mbi 1700 njerëz dhe ngordhën 3500 kafshë, vetëm për një natë

13:38, 14/11/2017
A+ Aa A-

Bëhet fjalë për një ngjarje të ndodhur më 21 gusht të vitit 1986, një nga fatkeqësitë më misterioze natyrore në histori.

Në një liqe të vogël në Afrikë, vetëm gjatë një nate gjetën vdekjen 1700 persona dhe ngordhën rreth 3500 kafshë.

Sipas mediave të huaja, kjo fatkeqësi ndodhi në Liqenin Nyos – një liqe i formuar në majë të një krateri vullkanik në verilindje të Kamerunit.

Për këtë liqen të vjetër 400 vjet, kanë qarkulluar mite dhe legjenda, të cilat janë konfirmuar gjatë kësaj katastrofe natyrore.

Fermerët që jetonin në afërsi të liqenit, gjatë natës dëgjuan një zë, dhe më pas liqeni lëshoi sasi të madhe të dyoksidit të karbonit dhe formoi re.

Reja u përhap në mjedis me një shpejtësi prej 100 kilometrash në orë, dhe banorët e asaj zone u gjetën të vdekur. Shumica vdiqën në gjumë dhe ata që shkuan për të parë se nga vinte zhurma ranë në rrugët rreth shtëpive të tyre.

Rreth gjurmëve të tragjedisë është e mjaftueshme për të thënë se, nga të gjithë banorët e dy fshatrave përreth, mbijetuan vetëm katër persona.

“Mbeta pa ndjenja, nuk mund ta hapja gojën sepse ndjeva diçka të tmerrshme. E dëgjova vajzën time se si merrte frymë me vështirësi. Doja të thosha diçka, por nuk munda. Vajza ime tashmë ishte e vdekur”, e ka përshkruar ngjarjen Joseph Nkvain.

Thuhet se kjo ishte hera e parë që dukuria natyrore ka shkaktuar mbytjen e kaq shumë njerëzve dhe kafshëve. Retë u zhdukën pas dy ditësh dhe të mbijetuarit u zgjuan pas gati 36 orë pa ndjenja.

Për të parandaluar përsëritjen, në vitin 2001 u instalua një tub që hidhte ujë nga shtresat fundore të ujit në majë duke lejuar që dioksidi i karbonit të rrjedh në sasi të sigurta dhe në vitin 2011 janë instaluar dy tuba shtesë.

Sot, liqeni gjithashtu përbën një kërcënim për shkak se muri i tij natyror po dobësohet.

Madje, siç thuhet më tej, një tërmet është i mjaftueshëm për të shkatërruar ish-kraterin e vullkanit, duke shkaktuar përmbytje të ujit në fshat dhe duke liruar një sasi të madhe të gazit vdekjeprurës.

Sipas vlerësimeve, kjo do të kishte vrarë më shumë se 5.000 njerëz. 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco