Rrëfehet ish-marinsi amerikan: Ja si e qëllova Bin Ladenin

Rrëfehet ish-marinsi amerikan: Ja si e qëllova Bin Ladenin

19:21, 03/11/2017
A+ Aa A-

Ish marinsat e Marinës amerikane, të cilët vranë Osama bin Ladenin, kanë përshkruar momentin kur qëlluan vrasësin e al-Kaidës.

Robert O’Neill, i cili pretendon se është ai që e ka qëlluar ka publikuar një përmbledhje të detajuar të misionit që çoi në vrasjen e Osama bin Laden më 11 shtator në një kompleks të sigurt në Abbottabad, Pakistan, në maj 2011.

“U ktheva në të djathtë dhe pashë Osama bin Ladenin që qëndronte në dhomë afër shtratit të tij, më i gjatë dhe më i hollë se sa prisja, mjekra e tij më e shkurtër dhe flokët më të bardhë, përcjell albeu.com.

Ai kishte një grua para tij dhe kishte vënë duart mbi shpatullat e saj. Në më pak se një sekondë, unë vura objektivin mbi shpatullën e djathtë të gruas dhe tërhoqa këmbëzën dy herë.

Koka e Bin Ladenit u nda dhe ai ra. Për siguri pasi ai ra në tokë ynë e qëllova përsëri më plumb në kokë, u shpreh O’Neill.

“Ndërsa hymë, gjithçka më vinte në mendje por thoja me vete: Ne jemi këtu, kjo është shtëpia e Bin Ladenit. Ne ndoshta nuk do të jetojmë, por kjo është historike dhe unë do ta shijoj këtë”.

Ndërsa ishte duke bërë rrugën e tyre për shtëpi, ekipi i marinsave u ndesh me djalin më të vogël të Bin Ladenit, 23-vjeçarin Khalid.

Ai nuk e dinte se ishin marinsa amerikanë, kështu që, O’Neill u shpreh se udhëheqësi i skuadrës Seal i tha atij në arabisht: “Khalid, eja këtu”.

Ndërsa ai u shpreh:”Çfarë?”, ai u qëllua në kokë, një moment që z. O’Neill e tregoi në detaje grafike.

Skuadra Navy SEAL që vrau Osama bin Laden fitoi betejën së bashku me qeverinë amerikane.

Z. O’Neill gjithashtu përshkroi ankthet e ushtarëve që kryen bastisjen. Në një moment, një pjestar i skuadrës së marinsave Seal qëlloi një grua e cila i kishte dalë përpara një burri që po hapte zjarr drejt tyre.

“A do të jem në telashe?”, më pyeti ushtari.”Jo po e bëjmë për Osam-ën, iu përgjigja unë”.

Z. O’Neill tha se pas vrasjes së Bin Laden, mendja e tij u zbraz, derisa njëri nga kolegët e tij, sapo kishte hyrë në dhomë i kishte thënë: Ti vetëm vrave Osama bin Ladenin?!”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco