VIDEO/ Çfarë është kjo krijesë misterioze që po terrorizon banorët

VIDEO/ Çfarë është kjo krijesë misterioze që po terrorizon banorët

17:32, 02/11/2017
A+ Aa A-

Një person pretendon se ka përjetuar një takim të ngushtë me një “Yeti”, një krijesë misterioze në pyjet e Uellsit. 40-vjeçari Jason Parsong thotë me entuziazëm se ka parë Këmbëmadhin.

Ai ishte për gjueti në pyll pranë malit Caerphilly, në veri të Cardiff-t, kur ka përjetuar pamjen surreale, raporton Daily Star Online.

Britaniku është i bindur se kamera e tij ka regjistruar një Këmbëmadh misterioz.

“Për habinë time, unë pashë atë që vetëm mund ta përshkruaj si një figurë misterioze, pak e përzier me shkurren e errët. Pamja nuk është shumë e qartë se çfarë mund të ketë qenë”, tha ai.

Udhëtimi i tij nëpër mal erdhi edhe për shkak të gjetjes së formave të çuditshme të strukturave në pyll. Ai besonte se ato ishin ndërtuar nga Këmbëmadhi dhe për këtë dëshironte të mësonte më shumë.

“Skeptikët do të thonë se kjo është vetëm një person, por pse një person të qëndrojë në mes të një pylli të largët, duke lëkundur një pemë? Le të mendojnë për këtë logjikisht”, tha Adam Bird, bashkëthemelues i grupit British Bigfoot Research.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco