Ja shkaku përse Koreja e Veriut e urren Amerikën

Ja shkaku përse Koreja e Veriut e urren Amerikën

14:53, 27/10/2017
A+ Aa A-

Regjimi komunist në Korenë e Veriut i mëson njerëzit të urrejnë SHBA-në. Por përse ndodh një nxitje e tillë?

Gjithçka filloj me luftën që SHBA tashmë e ka harruar, më saktësisht, Luftën e Dytë Botërore, kohë kur Penisula e Koresë u nda nga dy superfuqitë sëbashku me 38 vende të tjera. Bashkimi Sovjetik pushtoj Veriun ndërsa SHBA-të Jugun.

Si pasojë, kjo ndarje rezultoi në krijimin e dy shteteve të ndara, Republika Demokratike e Koresë dhe Koreja e Jugut.

Shumë historian tregojnë se Veriu pushtoj Jugun në 25 Qershor 1950, kohë kur filloj edhe lufta në Kore. Veriu i tha njerëzve te tij se Amerika ishte nismëtare e luftës dhe për shkakun e vdekjes së miliona njerëzve gjatë tre viteve luftë në Koren veriore.

Thuhet se si pasoje e kësaj lufte humbën jetën 600.000 persona.

Në vitin 1953 ishte koha kur luftës i erdhi fundi, 'teknikisht' sepse lufta mes dy shteteve vazhdon edhe në ditët e historisë moderne.

Asnjë marrëveshje paqe nuk është nënshtruar deri më sot midis dy vendeve, një fakt qe mesa duket Koreja e Veriut e ka të vështirë ta pranoj.

Që në atë kohë, themeluesi i shtetit, Presidenti Kim Il Sung, djali i tij, gjeneral Kim Jong II, nipi i tij Marshal Kim Jong Un, e ushqyen urrejtjen ndaj SHBA-së tek qytetarët e tyre, madje edhe fajësojnë Amerikën për saksionet e tyre. Sipas tyre, SHBA është shkaku i boshllëqeve të ekonomisë në Koren e Veriut.  

Duke e konsideruar Amerikën gjithmonë si një kërcënim, ndihmoj familjen Kim në unifikimin e forcave të tyre duke e kthyer shtetin gjithashtu në një regjim komunist.

Situatat e tensionuara gjatë kohëve të fundit midis Uashington dhe Pyongyang, promovuan vetën atë çka ndjen Koreja e Veriut ndaj SHBA-ve.

Ky vend mban qytetarët të fokusuar tek armiku jashtë territorit të vendit dhe promovon zero tolerancë ndaj atyre që kthehen kundra regjimit.

Mariela Shkurta /SYRI.net  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco