Pyetja që po 'çmend' shkencën, ende nuk ka marrë asnjë shpjegim

Pyetja që po 'çmend' shkencën, ende nuk ka marrë asnjë shpjegim

20:42, 14/10/2017
A+ Aa A-

A është e mundur që të jemi duke jetuar një realitet të simuluar? Kjo është një pyetje që e kanë bërë vazhdimisht shkencëtarët më të zgjuar në planet.

Para kohë më parë, BBC i kushtonte një shkrim të gjatë mundësisë që ne të jemi duke jetuar në një simulim të madh. Sipas tyre, ne mund të jemi duke jetuar në një realitet kompjuterik, pa e ditur. Filmi ‘Matrix’ e përshkruan më mirë se gjithçka se si është një realitet i simuluar.

Por edhe analistët e Bankës së Amerikës thonë se ekziston mundësia që bota jonë të jetë një simulim kompjuterik, ndërsa të gjithë ne jemi të kyçur në një realitet virtual alla-Matrix.

Sipas tyre, shanset që kjo të jetë e vërtetë janë 50 përqind. Banka e Amerikës, Merrill Lynch, thonë se ka bërë një studim për këtë çështje, duke cituar shkencëtarë të mëdhenj, astrofizikantë dhe filozofë.

Themeluesi i SpaceX, miliarderi Elon Musk është një prej atyre që është thuajse i bindur se bota jonë drejtohet nga një inteligjencë artificiale e zhvilluar nga një civilizim i të ardhmes.

Në prill të këtij 2016-ës, shkencëtarët më të njohur u mblodhën në Muzeun Amerikan të Historisë Natyrore për të debatuar këtë nocion. Disa prej tyre thonë se edhe nëse kjo është e vërtetë, ne nuk do e marrim vesh kurrë.

Shkencëtari Ray Kurzweil i Google thotë: “Ndoshta i gjithë universi ynë mund të jetë një eksperiment shkencor nga disa studentë të shkollës së lartë nga një univers tjetër”.

Shkencëtarët thonë se ata gjithmonë bëjnë simulime në punën e tyre, edhe pse në përmasa shumë më të vogla. Disa shkencëtarë thonë se tashmë ka arsye të mira për të besuar se ne jemi brenda një simulimi.

Një prej tyre është fakti se universi është kaq i mirëprojektuar. Merrni konstantet e natyrës, forcat themelore, që bëjnë të mundur jetën. Edhe një ndryshim i vogël atomik e bën jetën të pamundur.

Koncepti i botës si një simulim është shumë i vjetër. Të gjithë e kujtojnë shprehjen e Dekartit: “Mendoj, pra ekzistoj”. Në vitin 1700, filzofi George Berkeley po argumentonte se bota është një iluzion.

I zemëruar nga kjo, shkrimtari anglez, Samuel Johnson tha: “Unë e refuzoj këtë” dhe goditi me shqelm një gur për të provuar të kundërtën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco