Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Pse vikingët kishin të qëndisur fjalën ‘Allah’ në rrobat funerale?

Pse vikingët kishin të qëndisur fjalën ‘Allah’ në rrobat funerale?

18:31, 12/10/2017
A+ Aa A-

Studiuesit në Suedi kanë gjetur karaktere arabe të endura në kostume varrimi në varret e vikingëve. Zbulimi ngre pyetje të reja rreth ndikimit të Islamizmit në Skandinavi.

Ato u mbajtën të ruajtura për më shumë se 100 vjet, por më pas u morën shembuj si rrobat tipike të funeralëve të Viking Age.

Modele të ndryshme të qepura me fije mëndafshi dhe argjendi kanë të qëndisur fjalët ‘Allahu” dhe “Ali”, shkruan BBC.

Zbulimi është bërë nga arkeologia e tekstilit Annika Larsson e Universitetit Uppsala, e cila ka rishikuar mbetjet e kostumeve të varrimit nga varkat mashkullore dhe femërore dhe në varret e dhomave të gërmuara fillimisht në Birka dhe Gamla Uppsala në Suedi kah fundi i shekullit 19 dhe në mes të shekullit të 20-të.

Për të zhbllokuar enigmën, ajo përdori zmadhues për rritjen e shkronjave dhe i shqyrtoj ato nga të gjitha këndet duke përfshirë edhe nga prapa, transmeton lajmi.net.

“Papritmas pashë se fjala “Allah” (Perëndia) ishte e shkruar me shkona të pasqyruara”, thotë ajo.

Larsson thotë se kjo është një gjetje e re dhe e cila parashtron pyetje interesante për banorët e varrit.

“Mundësia që disa nga ata në varr se ishin mysliman nuk mund të përjashtohet plotësisht”, thotë ajo.

“Tashmë e dimë nga gërmimet e varreve të Vikinget që edhe analizat e ADN-së kanë treguar se disa prej njerëzve të varrosur kanë origjinë nga vendet si Persia, ku Islami ishte shumë dominues”, tha ajo.

Ekipi i saj tani po punon me departamentin e universitetit për imunologji, gjenetikë dhe patologji për të vendosur origjinën gjeografike të trupave të veshur në rrobat funerale.

Megjithatë, për Larsson, zbulimi i saj ofron shumë për të ardhmen.

“Tani që po i shoh modelet e Vikingëve ndryshe, jam e bindur se do të gjej më shumë mbishkrime islame në fragmentet e mbetura nga këto gërmime dhe tekstile të tjera të kohës së Vikingëve. Kush e di? Ndoshta ata shfaqen edhe në objekte jo tekstile”, ka thënë ajo.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco