Del në ankand piktura e fundit e Leonardo da Vinci

Del në ankand piktura e fundit e Leonardo da Vinci

08:35, 12/10/2017
A+ Aa A-

Piktura e fundit e Leonardo da Vinci do të paraqitet në ankand dhe mund të shitet për rreth 100 milionë dollarë.

Kjo pikturë është “Salvator Mundi” dhe është punimi i fundit i artistit që është zbuluar ndonjëherë.

Kjo pikturë është gjetur në vitin 2007 dhe është shfaqur para publikut në vitin 2011 pas përfundimit të restaurimit.

Në ditët e sotme besohet që ekzistojnë 20 piktura të Leonardo da Vinci, ndërsa para “Salvator Mundi” e fundit ishte zbuluar “Benois Madonna” në vitin 1909.

Shtëpia e ankandit Christie në New York, do të vendos pikturën në shitje më 15 nëntor.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco