Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës

Ndërtoi Lungomaren, nis hetimi për korrupsion ndaj firmës

Ndërtoi Lungomaren, nis hetimi për korrupsion ndaj firmës

14:27, 29/09/2017
A+ Aa A-

Policia e Vlorës ka filluar procedimin penal ndaj kompanisë së ndërtimit që realizoi projektin e shëtitores së re të Vlorës, të së ashtuquajturës Lungomare.

Policia njoftoi se "specialistët e Hetimit të Krimit Kundër Korrupsionit në Policinë Vlorë kanë nisur procedim penal ndaj kompanisë së ndërtimit e cila ka realizuar projektin e ndërtimit të shëtitores të vijës bregdetare Lungomare Vlorë, pasi prej kësaj firme janë krijuar disa degëzimeve dhe hyrje-dalje në disa objekte, duke devijuar projektin, që bie ndesh me kriteret e përcaktuara në Kodin Rrugorë të Republikës së Shqipërisë.

Materialet iu kaluan Prokurorisë se Rrethit Gjyqësore Vlorë për veprën penale ''Shpërdorimit të detyrës'', ''Ndërtim i paligjshëm” dhe ''Shkatërrim prone''.

Projekti i Lungomares është më i trumbetuari nga kryeministri Edi Rama që nga marrja e mandatit të tij të parë në 2013, pasi ai zgjodhi Vlorën, zonën ku do të kandidonte si deputet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco