Arrestohet i ‘forti’ nga Shijaku, iu gjet drogë dhe armë në shtëpi. Ja emri

Arrestohet i ‘forti’ nga Shijaku, iu gjet drogë dhe armë në shtëpi. Ja emri

12:26, 28/09/2017
A+ Aa A-

Pas një ndjekjeje për më shumë se 1 muaj, policia ka mundur që të vejë në pranga të ‘fortin’ e Shijakut, 48-vjeçarin Bashkim Keçi.

Shijaksi u kap në vijim të operacionit “Mbrëmja” finalizuar më datë 10.08.2017, kur në banesën e Keçit u sekuestruan rreth Heroinë, peshore elektronike, armë e ftohtë dhe 124 copë fishekë.

Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Durrës me shkresën e datës 25 shtator 2017 ka nxjerrë urdhrin e ndalimit për Keçin, pasi dyshohet për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake” dhe “Prodhimi, mbajtja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Por çfarë ka ndodhur më shumë se 1 muaj më parë?

Në datën 10 gusht 2017, pas informacioneve të marra na rrugë operative, gjatë kontrollit të ushtruar nga Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në banesën e Bashkim Keçi në Shijak u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provave materiale:

447.5 gramë lëndë narkotike e dyshuar e llojit heroinë;

një peshore mekanike dhe një peshore elektronike;

një thikë me gjatësi 27 cm dhe

124 copë fishekë model 56.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco