Lajmi i fundit

LIVE/ Rinis mbledhja e Këshillit Bashkiak në Himarë

Pas Fran Frrokajt, reagon bashkia e Lezhës: E vërteta e makinës së djegur

Pas Fran Frrokajt, reagon bashkia e Lezhës: E vërteta e makinës së djegur

11:19, 25/09/2017
A+ Aa A-

Pas djegies së një makine në Lezhë në përdorim nga kryebashkiaku Fran Frrokaj në mesnatë, në lagjen Besëlidhja, ka reaguar Bashkia e Lezhës, e cila sqaroi se makina ishte marrë me kontratë huapërdorje prej saj për lëvizjen e kryetarit apo administratës, pasi nuk dispononte makina në pronësi për këtë shërbim.

Bashkia i bëri thirrje organeve kompetente të zbardhin shkaqet e djegies së makinës.

Në njoftimin e saj thuhe: Bashkia e Lezhës sqaron opinionin publik se automjeti i djegur Autoveturë, tip Mercedez Benz me targa AA 400 JK, prodhim i vitit 2002, ishte marrë nga bashkia me ‘’Kontratë  Huapërdorje’’  për shkak se nuk kishte në pronësi makinë për lëvizjen e kryetarit apo administratës. Bashkia Lezhë po pret  përfundimin e hetimeve për të zbardhur shkaqet e djegies ndërsa i bën thirrje organeve kompetente për të hedhur dritë mbi këtë rast, nësë ishte zjarrvënie e qëllimshme apo defekt në automjet .

   

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Arbeni25/09/2017 16:08

Bashkia Lezhe lehte po mashtron sepse Makina ka qen e kryetarit e ka blere me leket qe hodhen biznesmenat per tu bere drejtora.Dhe sa per informacion Makina ka kene Mercedez Benz ML 2015 E BARDHE.

Shto koment

Denonco