Karabinierët i shkojnë në ndihmë shqiptares që qante, por ja çfarë fshihte ajo

Karabinierët i shkojnë në ndihmë shqiptares që qante, por ja çfarë fshihte ajo

11:01, 25/09/2017
A+ Aa A-

Kur makina e karabinierëve iu afrua makinës së tyre, ajo nisi të qante.

“Një mesazh i qartë që kërkon ndihmë”, menduan dy karabinierët dhe vendosën të ndërhynin duke ndaluar çiftin. Por, dhuna kundër grave në këtë rast nuk kishte të bënte aspak me lotët e gruas në makinë. Në mes ishin 30 kile kokainë dhe një femër tepër e ndjeshme.

Gjithçka ndodhi të shtunën në rrugën Fulvio Testi në Milano.

Makina Opel, ku ishte çifti i shqiptarëve, ndaloi para semaforit të kuq. Të njëjtën gjë bëri edhe patrulla e karabinierëve, e cila ndaloi përkrah Opelit, dhe në atë moment gruaja nisi të qante. Një e qarë pa pushim dhe që i bëri të dyshonin ushtarakët e makinës pranë, të cilët vendosën të verifikonin situatën.

Fillimisht, në çantën e saj u gjetën 1700 euro, të cilat gruaja nuk mund t’i justifikonte. Çifti u shoqërua në kazermën e karabinierëve, ku makina iu nënshtrua kontrollit, i cili zbuloi 28 “bukë” kokaine, me peshë të përgjithshme 30 kile. Çifti i shqiptarëve, të dy 37 vjeç, u arrestua.

Corriere della Sera-Përgatiti: SYRI.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco