‘Në xhami do të gjeni Zotin e vërtetë’. Ky është shqiptari që alarmoi Italinë

‘Në xhami do të gjeni Zotin e vërtetë’. Ky është shqiptari që alarmoi Italinë

17:41, 24/09/2017
A+ Aa A-

Një vit më parë kishte shkuar në një kishë në Perugia dhe u thoshte besimtarëve që të vizitonin xhaminë, pasi aty do të mund të gjenin Zotin e vërtetë.

Kjo është historia e një 22 vjeçari me origjinë shqiptare i cili ka rënë në veshin e Ministrit të Brendshëm Minniti. Me firmën e tij i riu, emri i të cilit nuk bëhet me dije nga media italiane, është dëbuar nga Italia.

22 vjeçari ishte dënuar me masën e arrestit të shtëpisë, por sërish e ka thyer atë duke shkuar në Kishë. Pasi ka përfunduar në burg, sërish radikalizmi i tij është shfaqur dhe atje.

22 vjeçari deklaronte se ishte anëtar i Shtetit Islamik. Dita e djeshme ka qenë dhe e fundit e qëndrimit të tij në Itali, pasi ai është depërtuar drejt Shqipërinë me një avion të linjës Bolonja- Tiranë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco