Njëzet persona para gjyqit në Teramo, mes tyre edhe ky shqiptar i akuzuar për vrasje

Njëzet persona para gjyqit në Teramo, mes tyre edhe ky shqiptar i akuzuar për vrasje

16:04, 24/09/2017
A+ Aa A-

Njëzet persona, italianë, rumunë e shqiptarë kanë përfunduar në sallën e gjyqit, të akuzuar për trafik me përmasa të mëdha droge në Teramo dhe provincën e Aquilas.

Operacioni “Dama Bianca” i dy viteve më parë solli arrestimin e tetë personave. Gjithsej janë njëzet personat e dyshuar që duhet të përgjigjen për krime të ndryshme, që nga trafiku i lëndëve narkotike, zotërimi i tyre, zhvatje dhe pengmarrje.

Midis tyre është edhe Fitim Koldashi, 27-vjeçari shqiptar i akuzuar për vrasjen e 22-vjeçarit Manuel Spinelli pak muaj më parë në Alba Adriatica.

Përgjigjet e bëra kanë zbuluar edhe një politikan dhe një avokat të njohur nga Teramo midis konsumatorëve të kokainës e hashashit në provincën teramane.

Rete8 – Përgatiti Syri.net

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco