Sot u përzu nga Italia, por kush është i riu shqiptar që donte të konvertonte Papën në fenë islame

Sot u përzu nga Italia, por kush është i riu shqiptar që donte të konvertonte Papën në fenë islame

13:48, 24/09/2017
A+ Aa A-

Një 22-vjeçar shqiptar është përzënë nga Italia për shfaqje simpatie për Shtetin Islamik. Ministri i Brendshëm i Italisë, Marco Minniti, ka firmosur për të 77-tën herë këtë vit një urdhër përzënieje nga vendi i tij.

Shqiptari i përzënë ishte rezident në Riccione dhe ishte arrestuar nga karabinierët për akte dhune dhe rezistencë kundër funksionarëve publikë. Në momentin e arrestimit, më 2016, ai refuzonte t’u tregonte dokumentet e identifikimit karabinierëve, duke bërtitur se ishte i ISIS-it.

Nga dëshmitë e dhëna, 22-vjeçari ishte vendosur pranë kishës Madonna dei Bagni dhe aty ngacmonte besimtarët që hynin atje. Djaloshi u thoshte të konvertoheshin në Islam, për të gjetur Zotin e vërtetë. Të frikësuar nga situata, të pranishmit telefonuan karabinierët, të cilët kur mbërritën atje, morën të njëjtën ftesë nga djaloshi shqiptar për t’u konvertuar në Islam.

Në kazermë, ku u identifikua, ai u rrëfeu karabinierëve se duhej të ishte në arrest shtëpie, por kishte dalë sepse donte të shkonte në Romë, ku do t’i kërkonte edhe Papës të bëhej i krishterë.

Për 22-vjeçarin ISIS ishte bërë një fiksim i vërtetë, duke u shndërruar në kërcënues dhe të rrezikshëm për sigurinë publike, konfirmuar nga episode të tjerë të regjistruar nga forcat e rendit gjatë mbajtjes së tij nnë qeli, ku shfaqte një tërheqje të fiksuar pas sferës religjioze.

Verifikimet e mëtejshme zbuluan kontakte me një eksponent të njohur të një objekti kulti, pranë ambienteve të ekstremizmit islamik, i cili ka kontribuar në radikalizimin e tij.

Për këtë arsye, pas nxjerrjes nga burgu më 23 shtator 2017, qytetari shqiptar u riatdhesua, duke u dërguar në Shqipëri me një avion nga Bolonja në Tiranë, me dekretin e firmosur nga ministri i brendshëm italian për motive të sigurisë së shtetit.

Marrë nga RiminiToday-Përgatiti: SYRI.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Albani24/09/2017 17:38

Hahahah Daj Jaku se mos eshte hera e pare qe e bejne lesh e li kta.

zaho24/09/2017 16:07

Mire ja kane bere zgjebes iaslame! Ketu duhet ta fusin ne burg para se te beje ndonje akt terrorri, haleja!

Daj Jaku24/09/2017 15:09

E kush ishte? Pastaj çfarë donte të bëntebme Papën? Donte ta kthente nga katolik në mysliman apo në të krishterë? Ju rekomandoj ti lexoni artikujt që shkruani përpara se ti botoni.

Loran shehu24/09/2017 14:19

Shum mir ja kan ber po ka pasur simpati per isis in dhe u be ky spurdhjaku te konvertoj Papen

Shto koment

Denonco