VIDEO/ Vijnë nga Bullgaria për të vjedhur bankat në Shqipëri, një i arrestuar e një në kërkim. Ja emrat

VIDEO/ Vijnë nga Bullgaria për të vjedhur bankat në Shqipëri, një i arrestuar e një në kërkim. Ja emrat

12:57, 24/09/2017
A+ Aa A-

Dy të rinj bullgarë kanë ardhur në Tiranë për të vjedhur bankomatet e bankave. Por si ja dilnin kësaj?

Policia gjatë operacionit policor të koduar "Skimmer  09" ka zbuluar skemën dhe më pas ka vënë në njërin prej tyre ndërsa tjetri është shpallur në kërkim.

Gjatë aksionit janë sekuestrohen pajisje montimi në ATM, kapele, 2 karta banke, sasi lekësh.

Oficerët e krimit të organizuar në Policinë e Tiranës kanë arrestuar qytetarin bullgar, onstantin Eftimov, 25 vjeç, banues në Sofie Bullgari.

Ky person në bashkëpunim me bullgarin tjetër me inicialet A. M., kryenin vjedhjet e ATM-ve të disa bankave të nivelit të dytë, duke instaluar aparate të quajtura "Skimmer", të cilat shërbenin për klonimin dhe vjedhjen e të dhënave të kartave të ATM-ve.

Gjatë aksionit, janë sekuestruar pajisje skimmer, kapele me mbishkrim "Guçi", aparat celularë, 2 karta banke një sasi lekësh dhe disa copa teli.

Ndërsa është shpallur në kërkim i riu tjetër po bullgar me inicialet A.M.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Banka24/09/2017 16:04

Cim Peka, keta nuk vidhnin bankat, por persona te perdorin karta debiti dhe krediti . Eshte tjeter te vjedhesh bankat dhe tjeter te vjedhejesh te dhenat personale te perdoruesve te kartave te debitit dhe kreditit.

Shto koment

Denonco