FOTO/ Kapet pas 55 ditësh shqiptari i dytë që u arratis nga burgu në Itali. Ja emri

FOTO/ Kapet pas 55 ditësh shqiptari i dytë që u arratis nga burgu në Itali. Ja emri

10:16, 24/09/2017
A+ Aa A-

Fiksimi për një femër i kushton lirinë.

Pas pothuajse dy muaj në arrati, është kapur në Romë Osvaldo Marku, shqiptari i arratisur së bashku me një të burgosur tjetër nga burgu i Civitaveçhias, në Romë, më 30 korrik, shkruan SYRI.net.

Shqiptari ishte në burg për grabitje dhe vjedhje. Afrimi me një femër me të cilën kishte pasur lidhje në të kaluarën ishte hapi fatal që i kushtoi lirinë dhe bëri të rikthehej në burg.

Marku, 22-vjeçar, ishte arratisur më 30 korrik së bashku me një tjetër shqiptar, Lekë Luca, 31 vjeç, bën të ditur SYRI.net.

Ky i fundit nuk kishte mundur ta shijonte më tepër se një ditë lirinë, pasi u kap të nesërmen e arratisjes.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco