Zbardhen përgjimet e biznesmenëve të drogës: O vlla, boll talle b... korrierët janë 500 metra larg

Zbardhen përgjimet e biznesmenëve të drogës: O vlla, boll talle b... korrierët janë 500 metra larg

08:39, 24/09/2017
A+ Aa A-

Kapja e korrierit të biznesmenit Jurgen Molla, Arben Prendi me 15 kilogam heroinë nuk është pritur mirë nga drejtuesit e organizatës.

Pavarësisht kësaj, pa kaluar dy muaj nga kjo ngjarje në nëntor të 2015 biznesmeni Jurgen Molla, Arif Çiço, Abubekir Tuncdemir, fillojnë të lëvizin duke qenë në tratativa për arritjen e marrëveshjes për trafikimin e një sasie heroine, e cila do të sigurohej nga Abubekir Tuncdemir, ndërsa Jurgeni së bashku me Anesti Koromanin ishin blerësit e saj.

Turku Abubekir Tuncdemir kishte mundur të trafikonte nga Turqia për në Greqi një sasi prej 15 kg heroinë. Abubekiri duke pasur këtë sasi heroine në Selanik,është lidhur me shtetasin Jurgen Molla nëpërmjet shtetasit Arif Çiço, i cili gjatë kësaj kohe po qëndronte në Laç dhe kryente rolin ndërmjetësit midis Abubekirit dhe Jurgenit.

Qëllimi i grupit ishte që kjo sasi heroine të hynte e ndarë me 5 kg, pasi i ndruheshin kapjes nga policia të gjithë sasisë së plotë.Për ta futur në Shqipëri, drejtuesit e grupit kanë kryer një sëri takimesh, ndërgohë ka dhe mosmarëveshje me Arif Çiçon dhe Jurgen Mollës, ku ky i fundit i thotë:”...O vëlla unë kam një muaj e ca duke pritur. Isha borxh, më fute borxh, për një javë e asgjë që ta nis burrin e huaj në Greqi kot të rri atje, jo sot, jo nesër, ne i patëm ndryshe muhabetet. Ti sheh vetëm hallet e tua. Se më fut mua në borxh e në siklete, po e shoh që nuk të bëhet vonë vëlla...”.

Ngatërresa e korrierëve në Greqi

Nga ana tjetër Jurgen Molla për të realizuar transportin e saj nga Selaniku për në Athinë, ka kërkuar ndihmën e shtetasit Shyqyr Kotorri, i cili dyshohet se ka rrjetin e tij të trafikimit, transportimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike në Greqi. Gjatë negociatave me këtë person, shtetasi Jurgen Molla ra dakord për të marrë një sasi prej 5 kg heroinë, “megjithëse kërkonte sa më shumë beton pasi punëtorët e tij i kishte në pritje” në Shqipëri.

Por gjatë tratativa, dy korrierët e grupeve kanë gabuar vend qëndrimin për tu takuar në Greqi, duke qëndruar larg njëri-tjetrit në një distancë prej 500 km. Dhe vetë Molla e ka pranuar se punët ishin bërë lëmsh dhe nuk ishin kuptuar. Pikërisht në këtë episod Prokuroria e Krimeve të Rënda dhe policia e shtetit ka kërkuar bashkëpunimin e me zyrën e DEA-s në Greqi dhe policinë greke, ku nga policia greke u arrestuan dy korrierët turq, shtetasit Erol Belir dhe Songul Erek, si dhe iu sekuestrua një sasi prej 5 kg lëndë narkotike e llojit heroinë, shkruan Shqiptarja.com.

Interesimi për drogën nga Greqi

Grupi është riaktivizohet me qëllim futjen e një sasie droge nga Greqia në Shqipëri. Jurgen Molla shkëmben sms me shtetasin Arif Çiço, ku bien dakord që të takohen të nesërmen, te pulat në afërsi të Lezhës. Arifi i thotë se nesër në darkë do të jetë aty dhe në të njëjtën kohë i kërkon Jurgenit që të lidhet me Anest Koromani me nofkën “Safin” që “dhe ai të marrë diçka dhe të mbarojnë punë”, më pas Molla i dërgon SMS Arifit.

Jurgeni: “...O vëlla se kuptova, ti vjen sonte këndej. Numrin e atij shokut amanet. Boll talle bythën me mu. Jo kështu po ashtu...”.

Arifi: “...Vëlla nuk jam duke u tall. Një numër ku rri Safi Anest Koromani, duhet ta çoj numrin sonte, unë mundem me ardhë edhe sonte veç ta takoj sonte njërin”.

Jurgeni: “...O vëlla unë kam një muaj e ca duke pritur. Isha borxh, më fute borxh, për një javë e asgjë që ta nis burrin e huaj në Greqi kot të rri atje, jo sot, jo nesër, ne i patëm ndryshe muhabetet. Ti sheh vetëm hallet e tua. Se më fut mua në borxh e në siklete, po e shoh që nuk të bëhet vonë vëlla”.

Arifi: “...O vëlla ai tjetër, ky tjetër. Se di që u bë vonesë. Po unë nuk të tradhtoj, ta shoh që ka mundësi sonte vij andej”.

Jurgeni: “..Vëlla po shoh po munda me e taku, po ta nis numrin”.

Arifi: “...Ok unë ta nis me “Viber” një kartëvizitë të hotelit, se më tha nesër nga ora 12, do jetë aty afër. Po ta shoh mos po vi vetë ta shoh këtë tjetrin e tregoj”.

Jurgeni: “Unë nuk kam Viber, po gjeta numrin po ta nis. Po nga ti nuk ka gjë se po duket. Po kur po kryhet se u bë bozë”.

Arifi: “...Vëlla tani jam për këtë punë tek njëri i Safit atje nesër kryhet, ta shoh këtë punë e dal andej”.

Jurgeni bisedon me shtetasin Anesti Koromani i shkruan

Arifit: “O vëlla sa fola me Safetin. Nuk ka njeri tamam atje, e ka me siklet. Në qoftë se është muhabet tamam e i saktë, hajde këtu flasim me të, e të iki vetë ma mirë, se unë nuk mund të bëj më lojna vëlla”.

Arifi: “Hajde se do vi vet andej”.

Në shtator 2015 Jurgen Molla shkëmben sms me Arif Çiçon:

Jurgeni: “Ja për pak ta nis vëlla”.

Arifi: “Hotel Rotonda Thessaloniki Greece”. Këtu afër le të rri. Këtu i merr 5 mijë Euro”.

Jurgeni: “Në Athinë është ky?”.

Arifi: “Atë kartëvizitë më çuan ata. Si shkruante të shkruajta”.

Jurgeni: “Ok”.

Arifi: “Vëlla më ço numrin dhe një emër kod, si ta thërrasin që ta di që është ai”.

Arifi: “Hë vëlla po ma çon numrin se më mori ai prej andej”.

Jurgeni: “Për gjysëm ore, vëlla”.

Arifi: “Ok, ti nise numrin, unë ia çoj dhe nisemi tek ti, se mbas tre ditësh në të njëjtin vend i merr dhe 30 mijë”.

Jurgeni: “Ok, ok”.

Jurgeni: “00306942678XXX, do i thonë Çiço, na ka çu Çiço”.

Arifi: “Po tani po nisem. Le të presi dikush aty ku fjeta. Vi me taxi”.

Jurgeni: “Kur të jesh aty, më thuaj ti vet se po vjen. Kur të kesh kaluar këndej më shkruaj”.

Teksa fliste me sms me Arifin, Jurgen Molla ka biseduar me anëtarin tjetër të grupit Shyqyr Kotorri i cili ka drejtuar një grup për trafik droge në Greqi. Këtij personi Molla i kërkon një njeri në Greqi që mund të bëjë transportin për llogari të Jurgenit në adresën që i dërgoi Arifi.

Shyqyriu i thotë: “Ai nuk është në një vend”.

Jurgeni: “Po ku është, në vend tjetër?”.

Shyqyriu: “Ee, ai shoku jot është andej nga veriu”.

Jurgeni: “Janë shumë larg?”.

Shyqyriu: “Ee, në Selanik, ai çuni është në...”.

Jurgeni: “Qenkan larg. Ja të lidhem njëherë me atë çunin dhe po të them”.

Shyqyriu: “Ky i imi është në qendër”.

Jurgeni shkëmben sms me Arifin:

Jurgeni: “O vëlla po këta janë 500 km lar me njëri-tjetrin”.

Arifi: “A kanë fol me to, le të merren vesh, aty duhet me i marr ato, le të organizohen, të flasin”.

 

Jurgeni: “O vëlla për sot nuk arrin me ik, se ai ka ik për në Athinë, e duhet me u kthyer mbrapsht. Presin ato deri nesër apo nuk presin?”.

Arifi: “O vëlla ka fol vetë ky me to, se unë tani u nisa nga shtëpia, po ky le të flasin vetë me to, le t’i thotë kur mbërrin”.

Jurgeni: “O vëlla se jemi bërë lëmsh. Ai ka ik, që të dhashë unë numrin, nuk mund të iki atje, duhet të gjejmë njeri tjetër ta çojmë ku janë ato, që të mos i mbajmë var dhe ato. Do bëj çmos të gjej dikë tjetër që është afër me ato e të nis numrin”.

Jurgeni merr sms nga Arifi me tekst: “Kalova këndej”.

Jurgeni: “Ok kur të jesh në Milot më shkruaj”.

E lënë që të takohen në Patok te kolibet.

Jurgeni Shyqyr Kotorrit: “...O vëlla a realizojmë gjë me marr makinën atje, apo jo, që ta di çfarë t’i them për nesër, tani po takohemi sa të vi”.

Shyqyri i përgjigjet: “Po nuk kam njeri për atje”.

Jurgeni sms Arifit: “...Fol me to e thuaj ka mundësi nga 5 deri 15 mijë, se më duket do ia rrisim pak”.

Jurgeni sms Shyqyriut: “...O shok po gjete dikë ka mundësi të marr më shumë beton këtu dyshohet se betoni është heroinë se sa folëm, se sapo më njoftuan”.

Jurgeni sms Shyqyriut: Hë vëlla, mbërriti betoni? Se po presin punëtorët”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco