Droga e kapur në Igumenicë, si trafikantët i shpëtuan policisë shqiptare Foto ilustruese

Droga e kapur në Igumenicë, si trafikantët i shpëtuan policisë shqiptare

18:50, 23/09/2017
A+ Aa A-

Një operacion i përbashkët antidrogë, i zhvilluar nga Policia Kufitare e Sarandës dhe Policia e Igumenicës Greqi ka bërë të mundur sekuestrimin e 67 kilogramëve kanabis.

Tre shqiptarë që transportonin lëndën narkotike, të cilët arritën ti shpëtonin ndjekjes nga policia shqiptare, janë arrestuar në vendin e quajtur Asproklisi të  Igumenicës.

Aksioni

Sipas burimeve policore, operacioni nisi nga Policia Kufitare e Sarandës, Livadhjasë e Qafë Botës.

Policia e Livadhjasë rreth orës 00:23, ka konstatuar  tre persona të ngarkuar me çanta  që po lëviznin në drejtim të Konispolit në sektorin e Piramdave 67 – 68.

Shërbimet e Policisë Kufitare janë vënë në ndjeke të tre personave.

Ndërkohë, është njoftuar menjëherë Policina e Igumenicës në Greqi, në lidhje me situatën ku duhej ndihma e Policisë Greke për kapjen e tyre, pasi tre shtetasit duke përfituar edhe nga errësira duke i shpëtuar policisë shqiptare dhe po kalonin për në territorin grek.

Policia e Igumenicës ka organizuar shërbimet ku rreth orës 02:19, në vendin e quajtur Asproklisi të  Igumenicës ka kapur tre transportuesit se bashku me lëndën narkotike.

3 në pranga

Konkretisht janë arrestuar:

-B.K,  25 vjeç, banues në fshatin Metoq Bashkia Sarandë.

Ai ishte shkëputur nga dy shtetasit e tjerë me qëllim kontrollin e rrugës dhe në momentin e arrestimit nga policia, gjatë kontrollit fizik iu gjet 978 gramë lëndë narkotike.

- L.R, 28 vjeç, banues në fshatin Ninat, Bashkia Konispol.

- A.K, 25 vjeç, banues në Sarandë.

Këta dy të fundit ishin bashkë dhe kishin tre çanta shpine me pako me lëndë narkotike, gjithsej 66 kilogramë kanabis.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco