VIDEO/ Skema e përplasjes në Elbasan, versioni në dosjen e policisë

VIDEO/ Skema e përplasjes në Elbasan, versioni në dosjen e policisë

17:58, 23/09/2017

Policia ka ndërtuar skemën se si ndodhi goditja e mjetit të policisë në të cilin ndodheshin 4 oficerë të Drejtorisë së Elbasanit.

Burime për Top Channel thonë se në bazë të dëshmive të efektivëve rezulton se mjeti “Range Rover” po shoqërohej me një furgon policie. 

Në korsinë tjetër të rrugës ndodhej i parkuar një mjet tjetër policie, ndërsa dy mjete kanë qenë në pritje në hyrje të portës kryesore të tregut agroushqimor. 

Mjeti “Audi”, sipas policisë, ka ardhur nga jug-lindja e qytetit duke hyrë mes dy makinave që qëndronin paralel me portën kryesore. 

“Audi”, sipas përshkrimeve, ka hyrë në brendësi duke u braktisur pranë një restoranti, ndërsa më pas shtetasi Petrit Çela ka sjellë çelësat duke hapur veturën. 

Ky shtetas, nënvizon policia, është pronari i mjetit, ndërsa pasi është pyetur ka pranuar se mjeti i takon atij por ai nuk e kishte idenë çfarë kishte ndodhur. 

Për shkak se policia dyshonte se këtë makinë mund ta kishte përdorur djali i tij, Marjus Suel Çela, Petrit Çela ka treguar se i biri nuk jetonte me të prej kohësh. 

“Audi” i variantit “A8”, sipas burimeve do të ekspertohet, pasi në krahun e majtë nga dera e shoferit deri në derën e pasagjerit ka dëmtime. Për shkak se duhet të provohet shkencërisht se çfarë ka ndodhur do të duhet një përgjigje nga ekspertët. 

Por ekspertizës do t’i nënshtrohen edhe dy gëzhoja të sekuestruara në hyrje të tregut për të parë se kush është efektivi i policisë për të cilin nëndrejtori i Policisë së Elbasanit dëshmon se qëlloi në ajër vetëm pasi ka thirrur “ndal policia”. 

Të gjitha këto, së bashku me videon do të shpjegojnë skenën e 18 shtatorit, për të cilën është referuar materiali në Prokurorinë e Krimeve të Rënda për dyshimet e vrasjes së ngelur në tentativë. /TCH/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment