Hijet e ‘luftës në Elbasan’, Petrit Çela: Çfarë bisedoi Shefi i Krimeve me pronarin e tregut, 2 ditë pas ngjarjes?

Hijet e ‘luftës në Elbasan’, Petrit Çela: Çfarë bisedoi Shefi i Krimeve me pronarin e tregut, 2 ditë pas ngjarjes?

17:39, 23/09/2017

Petrit Çela, pronari i “Audit A8” që goditi një makinë policie në Elbasan disa ditë më parë, ka disa pyetje për policinë.

Njëzetenjë pyetje të Çelës drejtuar Policisë, që shtojnë më shumë dyshimet rreth asaj që ndodhi mbrëmjen e 18 shtatorit.  

Djali i Petrit Çelës është shpallur në kërkim pasi dyshohet se ishte nën drejtimin e “Audit” që përplasi makinën e policisë, por administratori i tregut Agro-Ushqimor kundërshton këtë version. Ai thotë se nuk ka asnjë dijeni për ngjarjen.

“Pse zv.drejtori i Policisë Elbasan dhe Shefi i Krimeve të Rënda të Elbasanit erdhën mbas dy ditëve në Tregun Agro-Ushqimor dhe çfarë biseduan me pronarin e tregut?

Pse zv.drejtori i Policisë Elbasan ishte i penduar për veprimet e dy ditëve më parë?”

Këto janë 2 nga 21 pyetjet që bën Petrit Çela, ndërsa më tej shtron pyetjen:

A është ky një sulm personal i zv.drejtorit të Policisë së Elbasanit?

Disa pyetje që presim të marrim përgjigje nga Policia për incidentin e datës 19.09.2017, ora 20:30.

1. Ishte kontroll rutinë i Policisë apo postobllok?

2. Pse pikërisht kontrolli i makinave në derën e Tregut Agro-ushimor?

3. Çfarë shenje dalluese kishte automjeti tip Golf, në të cilin ishte zv.drejtori i Policise Elbasan dhe a i kishte ndezur fenelinat që disponon?  A kishin ndonjë shenjë dalluese personat që ishin me te, me mbishkrime që vërteton se ishte Policia?

4. Gjatë kontrollit paraprak të Range Rover, a u gjet ndonjë gjë  e  paligjshme dhe a pati kundërshtime nga drejtuesi i makinës?

5. Zv. Drejtori i Policisë Elbasan dhe ata që e shoqëronin, a hipën në makinë dhe u nisën për të shoqëruar Range Rover në Komisariat?

6. Çfarë veprimi bëri makina civile e zv.drejtrit të policisë ku porta u hap dhe Audi u drejtua për të hyrë në Tregun Agro-ushqimor? Sa metra eci indjetro Golfi i zv.dretorit?

7. A ka krijuar incident  Golfi i zv.dretorit me lëvizjen e tij?

8. Çfarë veprimesh bënë punonjësit civil që afërisht ishin mbi 10 persona, kur u hap dera dhe Audi po hynte në treg?

9. A qëlloi zv.drejtori i Policisë Elbasan në drejtim të shoferit të Audit për ta vrarë me pistoletë 9mm dhe sa herë qëlloi?

10.  A qëlloi një punonjë policie në krahun e djathtë të autmojetit ti Audi për të vrarë shoferin dhe sa herë qëlloi?

11. Sa kohë qëndroi e hapur dera e tregt që është 6.5 metra e lartë dhe a kishte mundësi Policia të hyne në momentin që Audi hyri brenda? Përse hezitoi?

12. Mundet të na thotë zv.drejtori i Policisë Elbasan, a dha urdhër për të ekzekutuar shoferin e Audit kur u qëllua me kallashnikov 7.62 mm dhe pistoletë 9mm?

13.  A mund të na thotë zv.drejtori i Policië kush dha urdhër për të prishur provat dhe për të mbledhur gëzhojat e kallashnikovit?

14.  A ka lajmëruar Policia pronarin e tregut të vinte për incidentin që ka ndodhur te dera e tregut , apo dhe të hapte derën?

15.  A ka pasur Policia vendim gjykate për kontroll brenda ambjenteve private të tregut Agro-ushqimor dhe si ka vepruar?

16.  Sa zgjati kontrolli në treg dhe sa herë u rikontrollua. Çfarë sendi i ndaluar u gjet? Pse zgjati 5 orë dhe sa grupe konrolli vepruan për të njëtën gjë?

17. A kishte policia leje apo vendim gjykate për konroll në banesën private të Petrit Çelës në lagjen 5 maji dhe çfarë u gjet nga kontrolli?

18. Pse zv.drejtori i Policisë Elbasan dhe Shefi i Krimeve të Rënda të Elbasanit erdhën mbas dy ditëve në Tregun Agro-Ushqimor dhe çfarë biseduan me pronarin e tregut?

19.  Pse zv.drejtori i Policisë Elbasan ishte i penduar për veprimet e dy ditëve më parë

20.   A është ky një sulm personal i zv.drejtorit të Policisë së Elbasanit?

21. Vendi ku është qëlluar mjeti i blinduar, Policia i ka vendosur letër natribani që të mos duket. Përse?

22. A i ka bërë shenjë Policia makinës tip Audi për të ndaluar, në momentin që ajo po vint drejt tregut?

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment