Lajmi i fundit

INTERVISTA/ Shpërthimi i Edi Ramës me 'RAI 3' dhe dosja e Olsi Ramës

Shpëtohen 3 fëmijë nga zjarri në Kamëz, zjarrfikësit thyejnë derën, ndiqni pamjet

Shpëtohen 3 fëmijë nga zjarri në Kamëz, zjarrfikësit thyejnë derën, ndiqni pamjet

11:51, 23/09/2017
A+ Aa A-

Zjarri i shkaktuar nga një shkëndijë elektrike në televizorin e katit të parë të një banese dy katëshe ka rrezikuar jetën e 3 fëmijëve në rrugën “OSBE” në Kamëz. Banorët kanë njoftuar shërbimin zjarrkës në momentin që kanë dëgjuar thirrjen për ndihmë të fëmijëve. Këta të fundit nuk arrinin të dilnin nga banesa për shkak se dera ishte bllokuar.

Shërbimi zjarríkës që ndodhet i stacionuar në Kodër Institut është nisur menjëherë. Falë ndërhyrjes në kohë dhe shpejtësisë së veprimeve të efektivëve, janë arritur të nxirren nga banesa pa dëmtime tre fëmijët me iniciale A.H 3 vjeç, A.H 12 vjeç dhe 15-vjeçarja me iniciale E.H. Tvklan.al sjell pamje nga banesa dy katëshe në Kamëz që u përfshi nga zjarri.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Skeptiku23/09/2017 12:34

    Bravo Heronjte e dites. Qofshin te bekuar qe dijne te punojne me perkushtim.

    Shto koment

    Denonco