Zbardhen detaje nga vrasja e 42-vjeçarit që u la në Urgjencën e Dibrës, dy të arrestuar Viktima Alban Kaloshi

Zbardhen detaje nga vrasja e 42-vjeçarit që u la në Urgjencën e Dibrës, dy të arrestuar

11:00, 23/09/2017
A+ Aa A-

Policia e Dibrës ka zbardhur vrasjen e Alban Kaloshit, 42-vjeçarit që u la në Urgjencën e Dibrës nga dy persona të panjohur duke gdhirë e premtja. Kaloshi, pronar i një pike bastesh në Dibër, i goditur me plumb në kraharor. Dy persona janë arrestuar.

Njeri nga autorët është vetëdorëzuar në komisariatin e Policisë së Dibrës, Viktori Elezi, 37 vjeç ndërsa një person tjetër, Veli Titini, është arrestuar si përkrahës, pasi ai kishte dijeni për ngjarjen, por e mbajti të fshehtë.

Autori, Viktor Elezi, 37 vjeç, ka treguar se ngjarja ka ndodhur rreth orë 1:30 të natës së datës 22 shtator 2017 në një lokal në Blliçe. Vrasja, tha ai,  është kryer me pistoletë, por ka ndodhur nga pakujdesia.

NJOFTIMI I POLICISE:

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër zbardhin ngjarjen ku mbeti i vrarë me armë zjarri një 42-vjeçar. Arrestohen në flagrancë 2 shtetas, autori i krimit dhe përkrahësi i autorit të krimit.

Nga Specialistët e Seksionit Kundër Krimit ndaj Personit në Drejtorinë Vendore të Policisë Dibër u arrestua në flagrancë shtetasi: V(Xh).E, 37 vjeç, banues në fshatin Pollazhan Dibër. Arrestimi i tij u bë për veprat penale "Vrasja me dashje” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese", pasi dyshohet se me datë 22.09.2017 rreth orës 01.30 në një lokal në fshatin Blliçe, Dibër, të ketë vrarë me armë zjarri pistoletë shtetasin A.K, 42 vjeç, banues në Blliçe, Dibër. Sipas deklarimeve të autorit dyshohet se ngjarja ka ndodhur nga pakujdesia.

Gjithashtu në lidhje me këtë ngjarje është arrestuar në flagrancë shtetasi V.T, 24 vjeç, banues në fshatin Brest i Poshtëm, Dibër. Arrestimi i tij u bë për veprat penale “Moskallëzimi i krimit” dhe “Përkrahja e autorit të krimit”, parashikuar nga nenet 300 dhe 302 të Kodit Penal.

Më datë 22.09.2017, rreth orës 1.30 ka qenë i pranishëm në momentin që është qëlluar me armë zjarri shtetasi A.K, nga shtetasi V( Xh ).E, por është larguar dhe nuk është paraqitur për të dhënë shpjegime pranë organeve të policisë për ngjarjen si person që ka pasur dijeni për veprën penale të ndodhur.

Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco