Digjet banesa pranë Parkut Arkeologjik të Antigonesë FOTO ilustruese

Digjet banesa pranë Parkut Arkeologjik të Antigonesë

22:15, 22/09/2017
A+ Aa A-

Një zjarr ka përfshirë një banesë në fshatin Saraqinishtë në Gjirokastër, ndërsa në rrezik është edhe një tjetër.

Banesa që është përfshirë nga flakët ndodhet pranë Parkut Arkeologjik të Antigonesë.

Zjarrfikësja ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për shuarjen e flakëve. Gjithashtu edhe banorët e fshatit vijojnë që të ndihmojnë që flakët të mos përhapen. Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit, ndërsa nga të dhënat e para dyshohet një shkëndijë elektrike.

Nuk raportohet për të lënduar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Crusader23/09/2017 04:59

Kushedi se kish do te beje ndonje biznes aty, dhe paskan gjetur zgjidhjen.

Shto koment

Denonco