Lajmi i fundit

LIVE/ Kreu i PD, Sali Berisha takim me drejtuesit e Departamenteve

Tragjedia e Durrësit/ Trinjakët ishin autikë, beteja e humbur e nënës

Tragjedia e Durrësit/ Trinjakët ishin autikë, beteja e humbur e nënës

15:28, 22/09/2017
A+ Aa A-

Pas ngjarjes së rëndë, Klan+ ka mësuar se trejankët Konçi trajtoheshin çdo të hënë në qendrën e mirërritjes dhe zhvillimit në Kombinat të Tiranës. Ata kishin vështirësi në komunikim dhe dëgjim, e për këtë arsye i nënshtroheshin një terapie të veçantë.

Jashtë kamerave dhe në ruajtje të sekretit mbi specifikat e trajnimit për vogëlushët, mjekja na njeh me problematikën e tyre, por mbi të gjitha në vështirësitë dhe sakrificat e nënës për të kapërcyer këtë problem shëndetësor të fëmijëve të saj të mitur.

Ndërkohë, psikologët që prisnin edhe këtë të hënë të fundit të takonin vogëlushët, e cilësojnë një nënë të përgjegjshme dhe gjithmonë në gatishmëri për t’iu përgjigjur nevojave që kishin fëmijët e saj.

Historia familjare mbart në qendër emigracionin në Itali të bashkëshortit, duke e bërë Migenën një nënë dhe baba për vogëlushët. Përtej vështirësive ekonomike, mjekët tregojnë për sakrificat që bënte kjo e fundit çdo javë duke udhëtuar nga Durrësi në Tiranë për të ndihmuar përmirësimin e gjendjes shëndetësore të trinjakëve.

Por fati i keq deshi që ajo ta humbë në mënyrën më të rëndë dhe më tragjike të mundshme betejën me jetën e tre fëmijëve të saj. Pas ngjarjes, mësohet se e ëma e trinjakëve ndodhet e shtruar në spital për shkak të gjendjes së vështirë psikike për të përballuar humbjen tragjike të fëmijëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco