Greqi, ja si grabiste në metro dhe aeroporte, banda e Fatmirës me 40 hajdutë/ Emrat dhe fotot

Greqi, ja si grabiste në metro dhe aeroporte, banda e Fatmirës me 40 hajdutë/ Emrat dhe fotot

13:32, 22/09/2017
A+ Aa A-

Policia greke ka publikuar pamjet e kamerave të sigurisë se si anëtarët e bandës shqiptare në Athinë vidhnin qytetarët në stacionet e metrosë dhe në aeroport. Në dosjen hetimore thuhet se anëtarët e bandës përziheshin në turmën e qytetarëve dhe u vidhnin atyre portofolat, celularët dhe sende të tjera personale. Në video shihen personat me rreth të kuq, të identiíkuar nga policia greke si anëtarë të bandës.

Disa prej tyre qëndrojnë në platformën e metrosë dhe sillen sikur nuk e njohin njëri-tjetrin. Ndërkohë, të gjitha veprimet e anëtarëve të bandës mbikëqyren nga drejtuesja e tyre, një 36-vjeçare shqiptare e quajtur Fatmira Cami. Ajo përdor edhe dy emra të tjerë, Romina dhe Antonia.

36-vjeçarja tashmë ndodhet prapa hekurave, shkruan tvklan. Në këtë bandë të përbërë nga 49 anëtarë, ku shumica 40 janë shqiptarë, Fatmira drejtonte së bashku me një 32-vjeçar shqiptar. Prej 10 vitesh, banda e grabitësve funksiononte në mënyrë aktive.

Policia ka publikuar edhe fotot e anëtarëve të bandës, tashmë të arrestuar. Hetuesit grekë thonë se deri tani janë dokumentuar 700 vjedhje, ndërsa dyshohet se ka kryer 4 mijë raste të vjedhjeve. Bashkë me Fatmirën, banda drejtohej edhe nga një 32-vjeçar shqiptar.

Fitimet ishin marramendëse. Fatmira paguante edhe disa efektivë policie të korruptuar për t’u siguruar mbrojtje anëtarëve të tjerë.

E gjithë skema e funksionimit të tyre është zbardhur nga policia greke. Banda e kishte përqëndruar aktivitetin e saj kryesisht në aeroportin e Athinës dhe në stacionet e metrosë gjatë orareve të mëngjesit kur njerëzit shkonin në punë dhe pasdite kur ktheheshin nëpër shtëpi. 

Shqiptarët e arrestuar:

1-Fatmira Cami 2-Amarildo Kostandini 3-Andrea Profka 4-Erald Kaduni 5-Kozma Thanasko 6-Okland Berberi 7-Gerasimo Korkuti 8-Mariglen Mellaraj 9-Aleksander Lalaj 10-Petri Pojani 11-Elton Lasi 12-Astrit Malasi 13-Enkeljon Velaj 14-Fatmir Metaj 15-Fatri Hodollari 16-Arjan Sulaj 17-Spiro Murrizi 18-Janis Balla 19-Hektor Ligataj 20-Miri Lekataj 21-Fatmir Mana 22-Aleksandër Daja 23-Rubens Ristani 24-Romario Gjoka 25-Agron Mema 26-Enis Myrtollari 27-Armando Manaj 28-Florenc Gjordeni 29-Leonardo Jonusi 30-Odise Selimi 31-Armand Peshku 32-Enerida Konstandini 33-Ermal Malasi 34-Piro Lico 35-Xhorxhi Duda 36-Suzana Rrapaj 37-Kristaq Shuli 38-Eriton Habili 39-Viola Hoxha 40-Lazar Ranxhia 

SHIH ME POSHTE FOTOT E TE ARRESTUARVE DHE FILMIMET E GRABITJEVE TE TYRE

     

     

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco