Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Narcos-Xibraka, Olsi Rama në krye të bandës?

Një i vrarë lihet në derën e Urgjencës në Dibër, vrasësit apo dëshmitarët zhduken

Një i vrarë lihet në derën e Urgjencës në Dibër, vrasësit apo dëshmitarët zhduken

09:12, 22/09/2017
A+ Aa A-

Një 42-vjeçar nga fshati Blliçe i Dibrës ka gjetur vdekjen mesnatën e kaluar në rrethana misterioze. Po ashtu, vrasësit apo dëshmitarët janë zhdukur, por ata kanë marrë mundinin ta dërgojnë deri tek Urgjenca e Spitalit të Dibrës.

Policia e Dibrës njoftoi:

Me datë 22.09.2017, rreth orës 03.30 të mëngjesit në Sallën Operative të Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër ka ardhur një telefonatë nga urgjenca e Spitalit Rajonal se ka ardhur i vrarë me armë zjarri shtetasi Alban (Gëzim) Kaloshi, 42 vjeç, banues në fshatin Blliçe, Bashkia Dibër.

Menjëherë ka shkuar Grupi hetimor ku ka rezultuar se: Dy persona ende të pa identifikuar nga Policia kanë çuar në urgjencën e spitalit pa shenja jete shtetasin A.K, dhe janë larguar pa u identifikuar në urgjencën e spitalit. Nga kqyrja paraprake e bërë nga eksperti mjeko ligjor rezulton që viktima të jetë goditur me një plumb në kraharor. Janë ende të pa qarta rrethanat e ngjarjes, kemi të bejmë me vrasje apo ngjarje aksidentale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes. Janë shoqëruar disa persona që kanë qenë të shoqëruar me viktimën në orë te ndryshme të mbrëmjes së djeshme. Po bëhet kqyrja e telefonit të viktimës Si dhe po punohet për identifikimin dhe shoqërimin e personave që kanë çuar në spital viktimën

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco