Lajmi i fundit

LIVE/ PD, aktivitet për 15-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO

Zgjohet me natë që të vrasë fqinjin me çifte, arrestohet gramshioti

Zgjohet me natë që të vrasë fqinjin me çifte, arrestohet gramshioti

08:29, 22/09/2017
A+ Aa A-

Policia e Elbasanit ka arrestuar një banor të fshatit Grabivë të Gramshit, Luan Taragjini, 51 vjeç. Taragjini, ditën e enjte, më datë 21.09.2017  në orët e para të mëngjesit, në fshatin Taragjin tentoi të vrasë me armë gjahu, fqinjin, L.T. 60 vjeç. L.T u plagos në krahun e djathtë dhe u dërgua menjëherë në spitalin e Gramshit ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Policia ushtroi kontroll në shtëpinë e autorit dhe gjeti 3 copë fishekë arme gjahu.

Nga veprimet e para hetimore ka rezultuar se shtetasi L.T, në orët e para të mëngjesit të datës 21.09.2017 kishte dalë nga shtëpia dhe ishte nisur për të shkuar në Korçë, pasi ka ecur 10 min në këmbë, në fshatin Taragjin dyshohet të jetë qëlluar me armë gjahu nga shtetasi i arrestuar nga ana e policisë si autor i dyshuar i kësaj ngjarje.

Policia vijon punën për sqarimin e plotë të ngjarjes  dhe dokumentimin e plotë  ligjor të saj.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan për veprime të mëtejshme për veprat penale "Vrasja me dashje, e mbetur në tentativë", dhe "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive", parashikuar nga nenet 76, 22 dhe 280 të Kodit Penal.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco