Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Kapet sasi e madhe droge në Greqi, dy shqiptarë në pranga

Kapet sasi e madhe droge në Greqi, dy shqiptarë në pranga

20:19, 21/09/2017
A+ Aa A-

Një sasi e konsiderueshme droge është kapur në dy operacione të policisë helene në Janinë. Bëhet fjalë për 103 kg drogë të sekuestruara.

Në operacionin e parë, u ndoq një mjet që vinte nga kufiri dhe u ndalua në Ionia Odo. Në mjet u gjetën dhe sekuestruan 52 kg marijuanë. Për këtë rast, u arrestuan dy shqiptarë, 36 dhe 41 vjeç, rapojnë mediat helene.

Në operacionin e dytë, u ndoq një mjet që vinte nga kufiri dhe u kap në vendin e quajtur Amfithea. Në mjet u gjetën dhe sekuestruan 51 kg marijuanë. Në pranga një grek 47-vjeç dhe një shtetase gjeorgjiane 31-vjeç. Kujtojmë që në mëngjes në Igumenicë u kapën 108 kg marijuanë që vinin nga Shqipëria.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco