Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Droga e Xibrakës

VIDEO/ Rrethimi i Elbasanit, 27 persona me precedentë përfundojnë në polici

VIDEO/ Rrethimi i Elbasanit, 27 persona me precedentë përfundojnë në polici

15:52, 21/09/2017
A+ Aa A-

Janë 27 person që kanë përfunduar në policia gjatë ditës së sotme, na aksionin e madh policor që është ndërmarrë në Elbasan.

Burime zyrtare nga policia thonë se Policisë së Elbasanit, mbështetur nga struktura të Posaçme, Forcat Speciale RENEA dhe ato të FNSh-së, kanë ndërmarrë një operacion të gjerë policor në qytetin e Elbasanit dhe rrethinat e tij.

Ky operacion konsiston në kontrollin, identifikimin, kapjen dhe arrestimin e personave në kërkim, të atyre që qarkullojnë me armë zjarri, autorëve të ngjarjeve të rënda kriminale, pjesëtarë të grupeve kriminale, duke përfshirë edhe autorët e ngjarjes së ndodhur më datë 20 shtator 2017 në qytetin e Elbasanit.

Gjithashtu ky operacion zhvillohet edhe në kuadër të Plan Operacionit "Vjeshtë 2017", për identifikimin, konstatimin dhe sekuestrimin e aseteve, automjeteve dhe pasurive të vendosura në mënyrë të paligjshme nga veprimtaritë kriminale të grupeve apo organizatave kriminale.

Nga veprimet e deritanishme janë identifikuar dhe bllokuar disa asete, pasuri, ambiente dhe automjete të ndryshme në pronësi, posedim apo përdorim të subjekteve me aktivitet kriminal.

Me qëllim hetimin e plotë ligjor dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve po bashkëpunohet me Prokurorinë e Krimeve të Rënda Tiranë dhe agjencitë e tjera ligjzbatuese.

Si rezultat i operacionit të sotëm janë bllokuar disa makina luksoze.

Është kapur një person në kërkim për vjedhje me armë.

Janë kontrolluar ambiente, automjete e persona të dyshuar.

Janë shoqëruar në ambientet e Policisë 27 persona për verifikim, kryesisht persona me precedent penal në fusha të ndryshme.

Policia e Shtetit falënderon të gjithë qytetarët e Elbasanit të cilët kanë përcjellë informacionet dhe shqetësimet e tyre dhe i siguron ata se Policia i ka trajtuar dhe po vazhdon ti trajtojë me shumë seriozitet e përkushtim si dhe po vijon punën për të siguruar rendin dhe qetësinë qytetarëve të Elbasanit dhe të gjithë komunitetit në çdo cep të territorit të vendit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco