FOTO/ Vrau gruan duke e hedhur nga dritarja e katit të 4-të, 35 vite burg Ferdinand Rukos

FOTO/ Vrau gruan duke e hedhur nga dritarja e katit të 4-të, 35 vite burg Ferdinand Rukos

15:40, 21/09/2017
A+ Aa A-

Gjykata e Krimeve të Rënda kanë dhënë dënimin me 35 vite burg për Ferdinad Rukon i cili vrau bashkëshorten një vit më parë duke e hedhur nga kati i katërt i pallatit.

Ferdinand Ruko mori dënim kapital nga gjykata, ai u dënua me burgim të përjetshëm, por ju konvertua në 35 vite pasi u pranua kërkesa për gjykim të shkurtuar.

Në gjykatë ai parashtroi konfliktin me bashkëshorten duke thënë se nuk ishte ai që kishte dashur ta vriste, por ajo e kishte detyruar duke kërkuar mëshirë përpara trupit gjykues.

Ky vendim i gjykatës është komentuar edhe nga familjarët e së ndjerës  Liljana Ruko të cilët e cilësuan vendimin si turp të drejtësisë.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco