Lajmi i fundit

DETAJE – EMRAT/ Atentati më armë në Memaliaj, ja kush qëlloi ndaj avokatit

Misteri: Çfarë e shtyu 18 vjeçaren nga Kukësi të varej në litar

Misteri: Çfarë e shtyu 18 vjeçaren nga Kukësi të varej në litar

11:51, 21/09/2017
A+ Aa A-

Aurela 18 vjeç, vajza që shihni në foto, prej 23 ditësh ishte zhdukur pa lënë gjurmë nga banesa e saj në fshatin Gdheshtë të Kukësit.

Pas një operacioni të gjerë, Policia e Kukësit arriti ta gjente të varur në një zonë shumë të pyllëzuar dhe në një terren të vështirë malor rreth 2 km larg banesës. Mjeku ligjor i cili shkoi nga Tirana në qytetin verilindor përcaktoi se shkaku i vdekjes është vetëvrasja me litar.

Sendet dhe telefoni personal është arritur të gjendet në vendin e ngjarjes.

Policia konfirmon se kemi të bëjmë me vetëvrasje, por po heton për shkaqet që shtynë 18-vjeçaren të kryente aktin e rendë të vetëfliljimit.

E fejuar që prej 10 muajsh, Aurela sipas të afërmve nuk ishte patur probleme të fejuarin dhe madje shkonin mirë.

Në pyetje janë marrë të gjithë familjarët, 4 motrat, vëllai i vogël dhe dy prindërit e të ndjerës për të zbardhur arsyet e vetëvrasjes.

Policia shprehet e rezervuar për të dhënë më shumë detaje në këtë pjesë ndërsa po hetohet në bashkëpunim me prokurorinë dhe për veprën penale të shkaktimit të vetëvrasjes. /Klan+

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco