Vaqarr, prostituta arrestohet bashkë me klientin, në pranga dhe pronarja e lokalit

Vaqarr, prostituta arrestohet bashkë me klientin, në pranga dhe pronarja e lokalit

10:01, 21/09/2017
A+ Aa A-

Policia e Tiranës ka shkatërruar një bazë prostitucioni në Vaqarr duke kapur në flagrancë, prostitutën me klientin dhe duke i vënë prangat edhe tutores, pronares 60-vjeçare të lokalit që e shfrytëzonte ambientin për prostitucion.

Policia arrestoi shtetasen Rolanda Qose, 60 vjeçe, banuese në Tiranë, me akuzen e “Shfrytëzim prostitucioni” dhe “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”. Nderkohe qe procedohet në gjëndje të lirë një 46 vjeçare dhe një 40 vjeçar për prostitucion.

“Arrestimi i 60­-vjecares u krye pasi, në Vaqarr, në lokalin e saj i siguronte klient për ushtrim prostitucioni shtetases M.Gj., 46 e vjeçe, e cila u kap në flagrancë nga shërbimet e policisë, me shtetasin E.M., 40 vjeç” ­njofton policia. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Tiranë, për veprat penale “Shfrytëzimi i prostitucionit” dhe “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”, parashikuar nga neni 114 dhe 115 të Kodit Penal, në ngarkim të shtetases Rolanda Qose, dhe për veprën penale “Prostitucioni”,në ngarkim të shtetaseve M.Gj., dhe E.M., parashikuar nga neni 113 i Kodit Penal. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

CE DO22/09/2017 11:58

nuk keni bere ndonje gje te madhe o Polici por kapni drejtuesit tuaj sepse sexi nuk eshte KRIM KRIM

Shto koment

Denonco