VIDEO/ Dy bosëve të drogës u sekuestrohen 7 makina luksoze në Lezhë, nis verifikimi i pasurive

VIDEO/ Dy bosëve të drogës u sekuestrohen 7 makina luksoze në Lezhë, nis verifikimi i pasurive

09:35, 21/09/2017
A+ Aa A-

Policia e Shtetit njoftoi se në kuadrin e operacionit antidrogë Deltar ka arrestuar lir Markvukaj, 41 vjeç, banues në Lezhë, i dyshuar si drejtuesi i rrjetit të trafikimit të lëndës narkotike drejt Kosovës si dhe ka shpallur në kërkim D.M. 49 vjeç, banues në Lezhë, pronar i servisit ku ishte përgatitur dhe paketuar lënda narkotike.

Lidhur me këta 2 shtetas, vijon puna për verifikimin e pasurive, pasi i’u evidentuan dhe i’u sekuestruan në total 7 automjete në pronësi të tyre, ndër to Hammer, Mitsubish etj

Veprat penale në ngarkim të tyre janë: “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” 

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco