VIDEO/ Në dhomën ku flakët e zjarrit i morën jetën 3 fëmijëve

VIDEO/ Në dhomën ku flakët e zjarrit i morën jetën 3 fëmijëve

20:22, 20/09/2017
A+ Aa A-

Një ngjarje e rëndë ndodhi pasditen e së mërkurës në Romanat të Durrësit. Tre vëllezër të mitur, trinjakët trevjeçarë humbën jetën pasi zjarri përfshiu banesën e tyre.

Të dhënat e para tregojnë se të miturit ishin lënë vetëm në banesë nga nëna e tyre, e cila kur është kthyer ka gjetur shtëpinë në flakë.  Tragjedia ndodhi në familjen e Gëzim Konçit.

Burimet nga grupi hetimor tregojnë se fëmijët po luanin me një shkrepse të vetëm në banesë dhe kjo dyshohet se ka sjellë përhapjen e flakëve.

Nga pamjet e banesës, duket se janë djegur plotësisht orenditë e dhomës ku ndodheshin tre fëmijët, ndërsa pjesë të tjera të shtëpisë janë të padëmtuara nga zjarri.

    Ngjarja tragjike në Durrës/ Dëshmitë: Të ëmës i ra të fikët sa mbërriti në banesë

    Dyshimet/ Ja çfarë e shkaktoi zjarrin në banesën ku humbën jetën 3 fëmijë

    DETAJE/ Kush ishin trinjakët që humbën jetën tragjikisht në Durrës

    Tragjike në Durrës! Bie zjarr në banesë, vdesin 3 fëmijë

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco