DETAJE/ Kush ishin trinjakët që humbën jetën tragjikisht në Durrës

DETAJE/ Kush ishin trinjakët që humbën jetën tragjikisht në Durrës

19:22, 20/09/2017
A+ Aa A-

Zjarri i rënë pasditen e sotme në banesën në Romanat të Durrësit, ku humbën jetën tre fëmijët e vegjës të familjes, është në pronësi të Gëzim Konçit.

Zjarrin në banesë ka rënë rreth orës 17:30. Fatkeqësisht, brenda në banesë kanë qenë vetëm 3 fëmijët e mitur, trinjakë të moshës 3 vjeç, të cilët kanë ndërruar jetë.

Në momentin kur banesa është përfshirë nga flakët, prindërit nuk ndodheshin aty. Babai nuk ka qenë në banesë, po ashtu edhe nëna e cila thuhet se ishte larguar për të marrë nga shkolla dy fëmijët më të rritur, por kur është kthyer e ka gjetur shtëpinë në flakë. Zjarri është konstatuar nga fqinjët fillimisht, por ndërhyrja ka qenë me vonesë për të shpëtuar fëmijët.

Paraprakisht dyshohet se flakët ranë fillimisht në dhomën ku ishin trinjakët.

Familja Konçi është banore e zonës dhe përveç trenjakëve të seksit mashkull ka edhe dy vajza të tjera më të rritura. Mësohet se trinjakët kanë lindur në Itali.

Ndërkaq, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje, të cilët po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco