Tragjike në Durrës! Bie zjarr në banesë, vdesin 3 fëmijë Foto ilustruese

Tragjike në Durrës! Bie zjarr në banesë, vdesin 3 fëmijë

18:27, 20/09/2017
A+ Aa A-

Një ngjarje tragjike ajo e ndodhur pasditen e kësaj të mërkure në Durrës, ku tre fëmijë kanë humbur jetën, pasi një banesë është përfshirë nga flakët.

Sipas informacioneve paraprake të Policisë, rreth orës 17:30, ka rënë zjarr në banesën private të shtetasit G.K., në Romanat.

Fatkeqësisht brenda në banesës së familjes Konçi, kanë qenë vetëm 3 fëmijë të mitur, trinjakë të moshës 3 vjeç, të cilët kanë ndërruar jetë, si pasjojë e flakëve që kanë shkrumbuar banesën.

Në momentin kur banesa është përfshirë nga flakët, prindërit nuk ndodheshin aty. Babai Gëzim Konçi nuk ka qenë në banesë, po ashtu edhe nëna e cila ishte larguar për një moment, por kur është kthyer e ka gjetur shtëpinë në flakë. 

Ndërkaq, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen  e rrethanave të ngjarjes.

/SYRI.net/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco