VIDEO/ Pamje të frikshme, nuk është aksion kriminal, por policia që ka rrethuar Shkozën

VIDEO/ Pamje të frikshme, nuk është aksion kriminal, por policia që ka rrethuar Shkozën

16:08, 20/09/2017
A+ Aa A-

Shkoza ndodhet nën rrethim. Ndërsa fadromat dhe eskavatorët e IKMT-së vazhdojnë të shkatërrojnë banesat në Shkozë të Tiranës, pamjet që kanë mbërritur në redaksinë e SYRI.net, tregojnë gjëra që nuk janë filmuar nga mediat.

Në pamjet e mbërritura duken qindra forca policie që kanë rrethuar 153 shtëpitë e banorëve të Tiranës, që janë duke u shkatërruar sepse aty do të ndërtohet një rrethrrotullim.

Në pamje të tjera duken edhe banorët të cilët janë duke u përplasur me policinë e duke kundërshtuar prishjen e banesave.

Mëngjesin e djeshëm dhe të sotëm qindra forca policie kanë rrethuar banorët e Shkozës, duke mos i lënë që të dalin as nga shtëpitë e tyre e ata që ishin jashtë, të mos futeshin brenda tyre sepse do prisheshin.

Pamje të tilla në Shqipëri janë parë vetëm kur policia sulmoi Lazaratin për 1 muaj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

ish pronari20/09/2017 18:50

Keshtu duhet te kishte vepruar ligji qysh ne fillim... Po ta kishit blere token nuk do te kishte te tilla problemi. Po te pakten behuni bashke dhe kerkoni kredi te buta .

Shto koment

Denonco