VIDEO/ Aksidenti fatal, dy makina përplasen kokë më kokë, vdes i riu shqiptar. Ja emri

VIDEO/ Aksidenti fatal, dy makina përplasen kokë më kokë, vdes i riu shqiptar. Ja emri

13:44, 20/09/2017
A+ Aa A-

 

Një 28-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në një aksident të rëndë në Itali. Sipas mediave italiane, ai është 28-vjeçari Klodjan Kërtalli, rezident në San Giusto Canavese, ndërsa aksidenti ndodhi mëngjesin e sotëm në rrugën dytësore në Foglizzo.

I riu shqiptar udhëtonte me një automjet tip “Volvo V40”, e cila është përplasur rreth orës 8:00 të mëngjesit me një furgon “Peugot Expert”.

Përplasja ka qenë shumë e fortë, sa makina “Volvo” përfundoi në hendekun në anën e rrugës. Fatkeqësisht, ndihma e shpejtë ishte e padobishme.

I riu ka humbur jetën pak pasi mbërriti në dhomën e urgjencës të spitalit Chivasso pavarësisht nga përpjekjet për e mjekëve të spitalit dhe ekipit të 118-të që e ndihmoi atë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco