EKSKLUZIVE/ Çfarë dështoi, ja detaji që e çoi policinë të kapte anijen me drogë në bregdet

EKSKLUZIVE/ Çfarë dështoi, ja detaji që e çoi policinë të kapte anijen me drogë në bregdet

12:57, 20/09/2017
A+ Aa A-

Një sasi prej më shumë se 1 ton ton kanabis sativa janë është kapur në orët e natës duke u gdhirë dita e sotme.

Droga është kapur në bregdetin e Darzezës në zonën e Fierit, ndërsa policia ka bllokuar edhe një anije velierë, që ishte ngarkuar me drogë, por që më pas, dy trafikantët që ndodheshin në të, një italian e një shqiptar, e kishin hedhur në det.

Por SYRI.net ka zbuluar sot edhe detajin që e çoi policinë të zbuluar anijen dhe drogën. Burime nga Policia e Vlorës, kanë bërë të ditur për SYRI.net se, anijes veliera i ishte prishur motori, duket edhe nga pesha e madhe.

Tentativa për ta lëvizur anijen, ka bërë që ajo të binte në sy, për shkak se mezi lëvizte. Kjo ka bërë që të sinjalizohej policia e cila më pas edhe nga toka edhe nga deti ka shkuar në zonën ku ishte informuar, shkruan SYRI.net.

Ngarkesa e madhe ka bërë që italiani e shqiptari ta hidhnin drogën në det, aty ku edhe policia e ka mbledhur. Por edhe pse pesha ishte zvogëluar sërish anija velierë nuk ka mundur të largohet.

Duket se nëse nuk do të ishte prishur motori i anijes, më shumë se 1 ton kanabis sativa do të kishte përfunduar në Itali dhe policia shqiptare nuk do të fliste për këtë operacion të suksesshëm të saj, shkruan SYRI.net.

Deri më tani, mësohet se janë mbledhur më shumë se 1 ton kanabis, por kontrollet dhe peshimi është duke vazhduar.

/SYRI.net 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco