Lajmi i fundit

LIVE/ Adi Krasta në 'A Show'

VIDEO/ Shkatërrohet banda e ‘Robin Hood-ve’ shqiptarë, ja gabimi fatal që i çoi në pranga

VIDEO/ Shkatërrohet banda e ‘Robin Hood-ve’ shqiptarë, ja gabimi fatal që i çoi në pranga

21:11, 19/09/2017
A+ Aa A-

Një grup shqiptarësh, të kthyer në makthin e banorëve të Cuneo-s, në veri të Italisë për shkak se grabisnin vila e apartamente, ranë në prangat e policisë italiane.

Nëntë persona, të gjithë shqiptarë, u arrestuan në një operacion të gjatë e të organizuar policor, raportojnë sot mediat lokale.

Arrestimet u kryen në Cuneo, aty ku banda e grabitësve kishte edhe bazën, si dhe në Milano.

Shqiptarët akuzohen për vjedhjen e të paktën 18 banesave të kryera nga Nëntori 2016 deri në Shkurt 2017. Sipas mediave italiane, pjesëtarët e bandës merrnin edhe të tjerë shqiptarë, nga jashtë qytetit piemontez, për të kryer goditjet, me qëllim që ata të mos njiheshin në zonë.

Operacioni u kodua me emrin “Robin”, duke marrë shkas nga një postim në rrjetet sociale të njërit prej grabitësve, i cili shkruante se grabiste të pasurit për të ndihmuar të varfrit. Ishte pikërisht postimi prej “Robin Hood”-i i shqiptarit, që çoi në identikimin e bandës. Policia sekuestroi 2 makina të vjedhura, sende me vlerë si edhe 40 mijë euro kesh.

Autoritetet në vendin fqinj njoftuan se të paktën 5 persona të tjerë janë shpallur në kërkim, si bashkëpunëtorë të grabitësve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco