Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ 'Divorci' Meta - Kryemadhi

Fëmijët në timon që sjellin vdekje

Fëmijët në timon që sjellin vdekje

16:39, 19/09/2017
A+ Aa A-

Rasti i dytë brenda pak ditëve që një i mitur në timon merr jetë.

Ditën e djeshme mbeti i vdekur 68-vjeçari Shaqir Gjergji, nga fshati Radë, i cili teka lëvizte me një motor tip “Piaggio”, është përplasur më një makinë tip “Ford”, te kthesa e Manzës, në rrugën Manzë - Gjiri Lalzit.

Makina drejtohej nga një i mitur, R.Xh, 17-vjeç, bëjnë sot me dije burime zyrtare nga Policia. Adoleshenti, që ende nuk e ka mbushur moshën për tu pajisur me leje drejtimi, u arrestua në flagrancë nën akuzat: Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor dhe Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt. Makinën, ai ia kishte marrë një shoku. 

Të dielën, një 15-vjeçar, morri pa lejë makinën e të atit. Makina tip "Benz", që drejtohej nga E.P., në bordin e së cilës ishin edhe tre të mitur të tjerë, shokë të tij, u përplas me një shtyllë.

Nga impakti i fuqishëm i automjetit me shtyllën në rrugën “Donald Trump” më Kamzë, humbi jetën K.C., 16 vjeç, ndërsa dy pasagjerët e tjerë:  E.B. 11 vjeç dhe K.T., 16 vjeç, mbetën të plagosur.

/SYRI.net/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

selim rroshi19/09/2017 17:19

Jane baballeret idjote e mamallret biba qe ju rrit djali.

Shto koment

Denonco