Vrasja e Elton Çiços, shpallet i pafajshëm efektivi Alban Trimi Pamje nga vrasja

Vrasja e Elton Çiços, shpallet i pafajshëm efektivi Alban Trimi

16:29, 19/09/2017
A+ Aa A-

Gjykata e Tiranës shpalli sot të pafajshëm ish-efektivin e policisë Alban Trimi, i cili u akuzua për pengim të zbardhjes së të vërtetës në vrasjen e Elton Çiços 5 majin e vitit të kaluar.

Sipas prokurorisë, ish efektivi Trimi, që ishte prezent në momentin e ekzekutimit të Çiços, i ka marrë pistoletën viktimës për ta fshehur.

Por gjatë gjykimit, Trimi e ka mohuar këtë akuzë, ndërsa pamjet filmike të marra nga kamerat e lokalit ku ndodhi ngjarja edhe pas ekspertimit nga policia shkencore nuk tregojnë asgjë konkrete në lidhje me akuzën e ngritur ndaj Alban Trimit.

Në pamjet e sjella si provë nuk dallohet nëse Trimi i merr pistoletën viktimës. Në këto rrethana, gjykata vendosi ta shpallë të pafajshëm ish-efektivin e policisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco