Lajmi i fundit

INTERVISTA/ Shpërthimi i Edi Ramës me 'RAI 3' dhe dosja e Olsi Ramës

Transportonte goma kontrabandë, i jep 20 mijë lekë policit rrugor

Transportonte goma kontrabandë, i jep 20 mijë lekë policit rrugor

09:05, 16/09/2017
A+ Aa A-

Një person është vënë në pranga pasi i ka ofruar një shumë prej 20 mijë lekësh të vjetra një punonjësi policie rrugore, që ta linte të kalonte, pasi në makinë kishte një sasi gomash kontrabandë.  

Në pranga është vënë Gëzim Datelli, 52 vjeç, banues në Tiranë.

Një ditë më parë në aksin rrugor Pogradec-QafëThanë, ky shtetas udhëtonte me mjetin AA038CH, me drejtues shtetasin A. B.

Në momentin kur mjeti është ndaluar nga punonjësit e policisë rrugore, shtetasi Gëzim Datelli, i ka ofruar njërit prej tyre një kartëmonedhë 2000 lekë, me qëllim që të shmangej kontrolli në mjet, pasi tek ky i fundit, ishin ngarkuar një sasi gomash pa dokumentacionin përkatës.

Dosja i ka kaluar Prokurorisë të Pogradecit, për akuzën e ‘korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike’.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco