Spiunonte policinë, zbardhen përgjigjet e oficerit Engrid Hënaj: Budalla, ik e tako atë atje lart, se je ‘alert’

Spiunonte policinë, zbardhen përgjigjet e oficerit Engrid Hënaj: Budalla, ik e tako atë atje lart, se je ‘alert’

08:11, 16/09/2017
A+ Aa A-

Në një kohë kur po flitet shumë për vettingun mes radhëve të gjyqësorit dhe prokurorëve shumë policëve janë të lidhur me organizata kriminale, kontigjentë kriminalë dhe biznese të ndryshme në vend, ku përkundrejt një pagese të caktuar ata vihen në shërbim të këtyre komponentëve.

Thuajse çdo muaj, policia e Shtetit njofton arrestimin e një efektivi policie, i cili është vënë në shërbim të eksponentëve kriminalë dhe përdor institucionin dhe uniformën e policit, duke i shërbyer kultivuesve të drogës dhe faktorëve të tjerë kriminalë.  

Nga përgjimet e kryera ka rezultuar se polici Engrid Hënaj, jo vetëm që sinjalizon për veprimet e policisë dhe prokurorisë një hajdut makinash, por e këshillon këtë të fundit që të shkojë dhe të takojë ose ti fusë njerëz prokurorit në mënyrë që dosja e tij të mbyllej.

Eefketivi i skuadrës “Shqiponja” në policinë e Tiranës, bashkëpunon ngushtë me personin e shpallur në kërkim Fatjon Lila, ky i fundit i akuzuar për akuzën e vjedhjes së automjeteve. Ndër të tjera polici e informon Lilën se në sistemin e brendshëm të policisë së Shtetit ai ishte në kërkim, pasi konfiguronte me “ALERT”.

Gjithashtu punonjësi i Policisë së Shtetit informon dhe kërkon takim me një person tjetër, me pseudonimin “kapelja” që besohet se është shtetasi 29-vjeçar Xhordano Palushi. Palushi dhe Lala, janë arrestuar së bashku në 25 gusht 2017 gjatë operacionit të koduar “Summer 2017”. Dy javë pas arrestimit të tyre, prokuroria e Kavajës në bashkëpunim edhe me SHÇBA Tiranë kanë bërë dy ditë më parë arrestimin e efektivit të policisë Engrid Hënaj, për akuzën e “Shpërdorimit të detyrës”.

 “Shqiptarja.com” zbardh të plota përgjimet e kryera nga prokuroria e Kavajës. Në bisedat e kryera evidentohet një bisedë ku polici i thotë hajdutit se duhet të shkojë të takojë prokurorin, se për ndryshe do shkonte në burg.

Komunikimi mes shtetasit Fatjon Lila dhe punonjësit të policisë Engrid Henaj është realizuar nëpërmjet numrave të telefonit celular 0675XXXX dhe 06975XXX, numra të cilët i dispononte efektivi i policisë Fatjon Lila. Prokuroria e Kavajës ka hetuar çështjen për veprën penale të parashikuar nga neni 134/2/3 të Kodit Penal dhe gjatë hetimeve paraprake është regjistruar emri i personit nën hetim Fatjon Lila si autor dhe në përfundim të hetimeve është vendosur dërgimi për gjykim me masë sigurimi “arrest në burg” në mungesë.

Nga studimi i akteve të transkripteve të përgjimeve telefonike rezulton se shtetasi Engrid Henaj punonjës policie pranë Drejtorisë Vendore Policisë Tiranë, është i implikuar në veprime të kundërligjshme gjatë komunikimit me shtetasin Fatjon Lila, gjatë kohës kur ky i fundit i fshihej ekzekutimit të vendimit penal për masën e sigurimit “arrest në burg”, duke i dhënë informacione rreth çështjes që procedohej nga Prokuroria Kavajë dhe kërkimeve policore që bëheshin ndaj tij.

Në bisedat telefonike me nr. 06662XXXX që i përket abonentit Engrid Henaj dhe nr. 06975XXXX nga përgjimet rezulton se është përdorur nga i arrestuari Fatjon Lila, rezulton se në datën 21 maj 2017, ora 21:51 Engrid Hënaj nga numri celular 06662XXX ka zhvilluar këtë bisedë kundrejt nr. cel. 06975XXXX, i cili thirret nga ana e tij me emrin Fatjon...

Polici: Pse i çon zile e s’merr ai. Dëgjo një çikë për muhabetin tat. Ik kap prokurorin o idiot... Se je akoma në afat... Po ik pra ta mbylli për muhabetin tat o k..

Hajduti: Kush të tha gjë njeri ty...

Polici: Po e di unë... ik te prokurori atje ta mbylli mos të lëshojë urdhër-arresti se ike në kokërr të burgut...

Hajduti: Po ma ço e ke emrin e atij atje?

Polici: S’e ka o vëlla, nuk e di kush është aty (ambientale o shoku im e jep se kush prokuror e ka çështjen). S’e jep o vëlla po ik interesohu, fut ndonjërin që të interesohet bo...?...

 Polici: Ç’patent o k... për ato makinat b..., ça ke bërë andej nga Kavaja... janë dy makina thotë.

Në fund të bisedës së kësaj date Engridi i thotë Fatjonit se nëse nuk e merr te ky numër ta telefonojë te numri tjetër me 069, dhe ku Fatjoni i thotë se e ka këtë numër dhe më telefono te ky numër.

Do takoj “Kapelen” në sistem je “Alert”

 Nga procesverbali për këqyrjen e telefonit të shtetasit Fatjon Lila, datë 24 gusht 2017, janë konstatuar biseda me dy numra telefoni 0698XXXX dhe 069676XXXXX ku për numrin 0698XXXX dyshohet se është numër i një punonjësi të shërbimeve të policisë.

Kjo për faktin se në këqyrjen e telefonit të mbajtur nga shtetasi Fatjon Lila janë konstatuar sms të shkëmbyera të dërguara nga numri i dyshuar si i punonjësit të policisë 0698XXX. Në këto sms të dërguara, efektivi i policisë i thotë hajdutit Fatjon Lila, se do interesohet nëse ishte nisur procedim penal apo jo. Ndër të tjera efektivi i thotë se e ka parë në sistemin e policisë dhe se aty i kishte dalë “alert” person në kërkim.

Gjithashtu efektivi i policisë e njofton të kërkuan Lila se do takojë dhe një person tjetër që ndiqej nga policia dhe që mban nofkën “Kapelja”, por ky i ka pohuar se mos takoheshin pasi kishte policinë nga mbrapa dhe mund të arrestohej.

Polici SMS: Po unë jam a merr vesht dhe kujdes këto 2 dit, të djelën në darkë takoj unë atë shokun tat nëse shof ke drejtoria a ka filluar naj gjo a jo. Se se s’kam si shof pa vajt.

Polici SMS: Ça bone daku? Nesër do shof un ke veni a je në procedim a jo se n’sistem më doli alert (person në kërkim), pasnesër nga darka takoj unë atë shokun tat.

Polici SMS: Do takoj kapelen po m’tha mos takoni se i ka mbrapa kur ta takoj të them ekzakt si është puna.

Nga këqyrja e telefonit rezulton se ora dhe data e aparatit celular nuk përkon me kohën reale të kryerjes së bisedave nga këqyrja rezulton se këto biseda janë kryer në vitin 2013.

Në të vërtetë kjo është një anomali në aparatin celular që mund të jetë dhe me dashjen e personit mbajtës, por nga përgjigjja e kompanive me shkresë e datës 30 gusht 2017, konfirmohet se sms-të e sipërshënuara janë kryer në vitin 2017.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco