Tre burra dhunojnë prostitutën shqiptare

Tre burra dhunojnë prostitutën shqiptare

18:10, 15/09/2017
A+ Aa A-

Një vajzë shqiptare 19 vjeçe, e cila punonte si prostitutë në Itali është dhunuar nga tre persona rreth orës 22 të ditës së djeshme.

E reja ndodhej në zonën San Lazzaro, Piacenza, përgjatë rrugës Emilia Parmense, kur iu afruan tre burra, raportojnë mediat lokale.

Ata nisën ta godisnin dhe më pas i vodhën celularin (e markës Samngung) dhe 40 euro. Pas agresionit, autorët u larguan.

Vajza lajmëroi policinë. Efektivët transportuan vajzën në spital, ku u mjekua dhe iu dha nga mjekët një prognozë shërimi 3-ditore.

Ndërsa, policia ka nisur hetimet për të identifikua autorët.

/SYRI.net/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco