Krim pasioni/ Shqiptari vret ish gruan, lë fëmijën jetim. EMRAT

Krim pasioni/ Shqiptari vret ish gruan, lë fëmijën jetim. EMRAT

17:26, 15/09/2017
A+ Aa A-

Një krim pasioni ka ndodhur pasditen e sotme në komunën Casale Monferrato (Alessandria) të Italisë, ku një burrë shqiptar ka vrarë me thikë ish bashkëshorten e tij.

Siç raportojnë sot mediat lokale, rreth orës 14.30, Kujtim Hasanaj, 49 vjeç, goditi me një thikë kuzhine ish gruan hungareze, Elena Seprodi, 48 vjeçe.

ImageViktima

Kur efektivët hynë në banesën ku ndodhi krimi, Hasanaj kishte ende në dorë armën e krimit. Trupi i pajetë viktimës ishte i shtrinë në dysheme, ndërsa vrasësi qëndronte ulur pranë. 48-vjeçari, i cili kishte një djalë të mitur me viktimën, nuk tentoi as të arratisjej e as të mohonte vrasjen.

Image

Ata grindeshin shpesh për çështje parash apo ngjarje të kaluara, që lidhen me çështje tradhtie, raportojnë mediat lokale.

Para banesës ku ndodhi krimi, ku jetonte gruaja, por ishte në pronësi të shqiptarit, ishte një patrullë e policisë bashkiake. Ata kanë dëgjuar ulërimat e viktimës që nga shtëpia dëgjoheshin në rrugë. Kur shkuan në banesë, gjetën para syve skenën e krimit. Më pas, lajmëruar karabinierët, të cilët gjithashtu shkuan në vendngjarje, duke arrestuar autorin.

/SYRI.net/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco