Shitja e minave me celular, zbardhet dëshmia e të rinjve

Shitja e minave me celular, zbardhet dëshmia e të rinjve

16:01, 14/09/2017
A+ Aa A-

Dy të rinjtë që u arrestuan dje në Tiranë, me 3 mina me celular, thanë në polici se eksplozivët ishin montuar në Vlorë, nga ku ishin dërguar më pas në Elbasan.

Detyra e dy adoleshentëve ishte t’i transportonin eksplozivët për në Tiranë. Kontaktin me prodhuesit e minave e kishte patur 19 vjeçari Eraldo Kataroshi. 24 vjeçari tjetër i arrestuar, Jurgen Muho tha se nuk dinte gjë çfarë do të transportonte në makinë, por kishte marrë porosi nga shoku i tij dhe pa e ditur, kishte udhëtuar drejt Elbasanit për të sjellë “ngarkesën”.

Makinen, me të cilën bëhej transporti, të rinjtë e kishin marrë me qira për të mos rënë në sy. Burime nga policia thanë për Lapsi.al se dy të rinjtë nuk kanë treguar në polici emrat e porositësve të minave apo prodhuesve të tyre.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco